HULUMTO

Ulqini është qyteti më interesant në bregdetin lindor të Adriatikut, vend në të cilin gërshetohen tri religjionet e mëdha, Mesdheu dhe Evropa, orienti dhe perëndimi. Në qytetin e vjetër monumental, aglomerati  arkitektonik  i themeluar në shekullin e pestë para erës së re, ende mund të shihen dhe të preken gjurmët dhe mbetjet e pasura të nëntë  civilizimeve të mëdha  të cilat kaluan nëpër Ulqin. 25 shekuj në një vend, është vërtet provokim për çdo frymë  hulumtuese.

E nëse dëshiron te dish se  përse ky qytet ishte mbi 200 vjet bazë e sigurt e kusarëve më të njohur në Adriatik, nëse vendosni të ecni  nëpër qytet  dhe rrethinë  do të takoni objekte të bukura fetare të të tri konfesioneve, sahat kullën, hamamet, mbetjet e objekteve rustikale romake...  vizita  e ish qytetit  të  Shasit i cili sipas legjendës, ka patur kisha sa ditë ka viti, është diçka e paharrueshme.

 

Prezentimi në Temishvar – Rumani

Me glamurin e sfilatës së modës dhe eskpozitën e piktorëve të njohur botëror, mbaroi edhe nje edicion i manifestimit Të gjithë për turizëm, me të cilin Organizata Turistike e Ulqinit ka hapur zyrtarisht sezonin veror 2017

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.