HAMAMI-banjë

Objekt i mrekullueshëm, i vetmi i këtij lloji në Mal të Zi, gjendet te xhamia e Pashës. I ndërtuar rreth vitit 1743, thjeshtë në formë xhamie, me kupolë qendrore, e rrethuar me disa kupola më të vogla. Në hamam ka patur disa hapësira të vogla ku  vizitorët përgatiteshin për banjë dhe më pas aty pushonin.

Hapësira më e madhe ka qenë i ashtuquajturi “mejdan”, i mbuluar me kupolë, prej ku kalohej në hapësirat e tjera më të vogla, po ashtu edhe ata me kupola. Në dhoma  për larje ekzistonin  kadat nëpër të cilat rridhte uji i ftohtë dhe i nxehtë që dilte  nga muri. Drita nëpër këto hapësira depërtonte përmes vrimave të kupolave, kështu që ata që kanë vizituar këtë objekt  thonë se është një mrekulli.

Pas larjes,  njerëzit pushonin dhe pinin kafe. Në afërsi gjendej një rrap i mrekullueshëm nën hijen e të cilit ulqinakët pushonin, llafosnin dhe pinin duhan me çibukët  e tyre të gjatë. Për shfrytëzimin e  hamamit , ishin të caktuara ditët dhe orët, si për meshkuj  ashtu edhe për  femra. Në ditët kur hamamin e shfrytëzonin  vetëm femrat, ata mbi derën e hyrjes  varnin teshat në shenjë vërejtjeje për meshkujt, që mos të afroheshin.

Meshkujt , në hamam shkonin  në orët e mëngjesit, e pas larjes shkonin në punë. Gratë zakonisht shkonin pasi që kryenin punët e shtëpisë. Në hamam, meshkujt shkojnë vetëm, ndërsa  femrat me shoqe, në grupe. Shpresojmë, që së shpejti  do rivihet në funksion  ky objekt i rrallë, dëshirë kjo jo vetëm  për  vendas, por me siguri edhe për  mysafirët të cilët vizitojnë Ulqinin.


A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.