Sabataj Cevi

Në qendër të Ulqinit gjendet tyrbja e Mesias të rrejshëm, Sabataj  Cevit (Shabbetai Tzvi,Sabbatai sevi). Ky  hebre, i cili me kombinimin e mesianizmit dhe misticizmit, kah gjysma e shekullit   17-të,  nxit masat hebreje në të gjithë Evropën dhe ju premton kthimin në tokën e shenjtë. Me urdhër të Sulltanit, me 1673 internohet në Ulqin. Në ruajtje i dorëzohet  rojtarit të Kalasë, i cili për të rregullon katin e epërm të  Kullës së Balshajve. Sabataji në mur ka gdhendur  dy yje të mëdha të Davidit. Me ardhjen e  Aziz  Mehmet  Efendisë , si e quanin në Ulqin, i dha dimension shpirtëror. Emri Ulqin(Turqisht Ylgyn) në komentimin e tij ka marrë formën si Alkum, si aluzion në melek  allkum nga fjalët e urta  të Sollomonovit, 30:31(...edhe mbreti me ushtri të vet).

Kjo do të thotë që Ai aty ka ardhur me vullnetin e Zotit, e jo të Sulltanit, dhe atë si”mbret i Ulqinit”!?.Vdes me 17 shtator 1676. Vetëm dy muaj pasi i ka mbushur 50 vjet. Ka mbetur në kujtesë gojëdhëna se një fëmijë ka rënë nga fiku dhe në vend ka mbetur i vdekur, edhe pse më parë Sabatai i kish terhequr vërejtjen për të mos hypur në fik. Duke dyshuar se mos ai, Cevi, ishte fajtor për vdekjen e fëmisë  Sabatai i lutet perëndisë që fëminë ta ringjallë, e atij t’ ia marrë jetën, e që Mëshiruesi edhe  pranoi. Anëtaret e bashkësisë (hebreje që kishin pranuar fenë islame) nga Selaniku, deri në fillim të shek 20, bënin pelegrinazh në varrin e tij. Për Mesian,si më i njohuri, i vetëshpalluri, kanë shkruar shumë shkrimtarë eminent , në mes të cilëve edhe Isak Bashevis Singer, i cili me 1978 ka fituar çmimin Nobel.


A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.