KITESURF në PLAZH TË MADH

Një ndër  destinacionet më atraktive për “surf” në Mesdhe është pa dyshim plazhi i Madh në Ulqin dhe sipas “kajterve”me përvojë nga bota, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm. Skijimi në drras, me anë të erës në Adë të Bunës ose në plazh të Madh, vërtetë është përjetim i rallë. “Kitesurfingu”bën pjesë në sportet më të reja ekstreme dhe paraqet kombinimin e elementeve Windsurf-it,snowbord-it dhe paragliding-ut.

Është shumë dinamik, kombinimi i windsurf-it,Wakeboard-it, gjimnastikës dhe disiplinave …. Kajtsurf është atraktiv”kalarim në uj”me ndihmën e ballonit të vogël (7-15m)special  të dizajnuar gjegjësisht krahet/kajta. Ashtu që duke e shfrytëzuar vetëm energjinë e erës dhe teknikën e  drejtimit mundesh me orë të  “surfosh”-fluturosh, nëpër hapësirën e plazhit të Madh. Shpejtësia e nevojshme  e  erës  është në mes të 5-10m/s  e që  në të vërtetë është mesatarja e maestralit që në plazh të Madh fryen çdo ditë.

Era, plazhi ranor i hapur si dhe ditët e shumta me diell gjatë vitit, janë kombinim ideal për  kitesurfing. Për këtë, plazhi i Madhe i Ulqinit, si destinacion, është i pari për adhuruesit e këtij sporti. Gjatë sezonit, nga muaji maj e gjerë në tetor, Plazhin e Madh  e viztojnë shumë kitesurfer nga  e gjithë  bota.


A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.