Ullishtaria

Ulqini dhe ullishta janë binjakë. Askund në Adriatik, si në Ulqin, nuk ka ullisht që ka mbi 75 mijë rrënjë të kësaj bime të shenjtë. Bëhet fjalë për  rrënj të vjetra  mbi njëqindvjeçare, bimë autoktone e llojit të verdhë, e cila ka shije shumë të mirë dhe përmban përqindje të madhe të vajit.

Ulqinakët  krenohen shumë me ullishtën e tyre, meqenëse ajo është pjesë e traditës së tyre, dhe ata me kënaqësi do të ju flasin për të dhe do të ju propozojnë që ta vizitoni. E nëse është koha mbledhjes, si  nikoqir i mirë me siguri do të ju ofrojë që me të edhe Ju të mblidhni frytin, mandej ta përpunoni  në mullirin më të afërt dhe të  merrni sasinë gjegjëse të vajit të kualitetit të lartë.


A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.