Zhytja

Nëndeti  i  Ulqinit është parajsë e  vërtetë për adhuruesit e zhytjes. Deti  i pastër dhe brigjet e tij, mbetjet e anijeve të fundosura të pahulumtuara, nxisin individët që të zhyten dhe të kënaqen  me fshehtësitë e botës  së nëndetshme.  Nëse jeni mjeshtër, të shkathët  për zhytje, plazhet e Ulqinit dhe gjiret e bregut të detit janë ideale për Ju.

Shfrytëzoni  mundësinë e marrjes hua të varkave ose anijeve tjera dhe me ndihmën e peshkatarëve të vendit ose zhytësve profesionist nisuni deri te gjiri i Valdanosit, i cili është 5km larg. Atje mund të kaloni tërë ditën  duke soditur fundin e detit, ose hulumtuar botën nënujore, ose duke kërkua mbetjet e anijeve të fundosura. Për detale nuk keni nevojë  të mundoheni, sepse disa  klube zhytësish të Ulqinit ofrojnë mundësitë e furnizimit me kompletin e paisjeve profesionale, si dhe stërvitje për ata që dëshirojnë të bëhen  zhytës.

Nëse pas zhytjeve në  akvatorijumin e Ulqinit, dëshira e Juaj  për  aventura dhe rekreacion rritet atëherë më së miri është të informoheni  për mundësitë e sportit apo peshkimit nënujor, e  nëse kërkoni ngjarje apo ndodhi të reja, atëherë  largohuni nga qendra e qytet për 2-3 ditë.


A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.