Kalaja e Ulqinit

Kalaja e  Ulqinit është një tërësi  urbanistike dhe arqitektonike ndër më të vjetrat në Adriatik. Qe 25 shekuj, si një  enë me plot entuziazëm, e cila i ngjanë një anije të mbetur në rërë, po me plot jetë , ku ndrrohen civilizimet –kulturat, që kanë lënë  gjurmë të dukshme edhe sot e kësaj dite.  Kalaja me muret e veta ilire, Citadelen, rrjetin e rrugëve, tregjet dhe sheshet, disa shtëpi dhe objekte me vlerë arkitektonike, e sidomos pejzazhi i qytetit, dhe urbanistika, paraqesin  në tërësi  një përmendore kulturo-historike me rëndësi të jashtëzakonhme.

E ndërtuar para 2,5 milenijumeve në rrethanat e ndryshme ekonomike, ushtarake dhe kulturore, Kalaja merr  karakterin e unitetit organik, fjala është për qytetin antik me rrugë mesjetare të ngushta e  piktoreske, shtëpi dy - tri katëshe prej guri, të ngjitura njëra me tjerën,  me elemente dekorative të stilit të  renesancës dhe barokut,  si dhe ndërtesa të ulëta dhe funksionale të Periudhës Otomane.

Pjesët më të  vjetra  të mbetura nga bedemet e kalasë  datojnë nga koha  ilire. Në shekullin e Vl-të në Kala hapen dy porta : hyrja e poshtme ( në lindje), hyrja në Kala nga deti, dhe e epërme ( në perëndim), hyrja nga toka-kontinenti.

Në muzeun e Kalasë në mes tjerash veçohen: piedestali antik  me mbishkrim grek për Mbretreshën Artemida ku shkruan:”TOKOINON TON LATOMON APTEI(D)I TI ELAFAVOLOI”(Bashkësia e gurgdhendësve ngre  Artemidi Elafavoli), pastaj Kameja  antike me portretin e  hyjneshës Atine me helmet dhe dy sopata prej kohës së bronzit të tipit Shkodrano –Dalmatin. Në lapidarium janë ekspozuar kapitoli jonik, pjesët e ciboriumit nga kisha e vogël e shek.i  lX-të  dhe eksponate të tjera të Periudhës Otomane.

KULLA E BALSHAJVE

Në pjesën  e epërme të Kalasë, në plato  ngritet Citadela me kullën e madhe, e cila dominon jo vetëm në Kala por edhe në tërë rrethinën.Tradita ia pershkruan balshajve të fundit, familje  e madhe nga rrethi i  Shkodrës,  kryeqendër  e së cilës,  kah fundi  I shek. 14-të dhe fillimi i shek 15-të  ishte Ulqini. Osmanët kanë  rregulluar dhe ndërtuar katin e tretë të Kullës së Balshajve dhe një pjesë në katin përdhesë.Tri anët e kësaj ndërtese të bukur kanë pamje  në det. Ajo pa dyshim paraqet  një prej objekteve  reprezentative të ndërtimtarisë mesjetare në Mal të ZI. Tani shërben si galeri ose hapësirë ku mbahen netët e poezisë.

Pallati dhe Oborri Mbretëror

Besohet se në “Pallatin Venecia”dikur ndodhej rezidenca e administratorit Venedikas të Ukqinit. Bukuria e saj dhe funksionaliteti bën që më vonë udhëheqësit këtë objekt ta përdorin për Oborr Mbretëror. Afër “Pallatit Venecia”  në platon e jugut të Kalasë, gjindet ndërtesa shumë e bukur  që quhet “Pallati i Balshajve”. Të dy këto objekte ekskluzive  tani shërbejnë për pushime dhe qendrime luksoze të musafirëve dhe vizitorëve të Ulqinit.

Tregu i Robërve

Para  kishës-xhamisë, në Kala  gjendet  tregu i vogël , dikur Tregu i robërve. Është i rrethuar me harqe, nga se prej gjysmës së shekullit 17-të, Ulqini ishte i njohur për  tregun e  robërve të cilët i zinin kusarët e Ulqinit. Shumica e robërve ishin nga Italia dhe Dalmacia. Kusarët e Ulqinit në brigjet e Sicilisë dhe Apuliasë, kryesisht kanë plaçkitur  vilat e të pasurve,  po edhe pronarët e vilave i merrnin me vete për t’i  shitur si rob.

Kusarët, robët, nuk i kanë shfrytëzuar  për fuqi punëtore, por i  kanë mbajtur si rob dhe për lirimin e tyre merrnin kundërvlerë nga të afërmit, miqtë apo bashkëvendasit e tyre. Andaj  edhe i lejonin që të lajmëronin të afërmit e vet, se gjendeshin  në Ulqin në mënyrë që ata të vinin dhe të pagunin lirimin e tyre. Prej gjysmës së shekullit 18-të, nga oborri gjithnjë e më tepër kërkoheshin robërit nga Afrika, mbase edhe filloi blerja nga brigjet e veriut të  Afrikës. Ata mandej stësrshiteshin ose zbarkoheshin në Ulqin, ku së shpejti bëheshin qytetar të lirë dhe merreshin me bujqësi dhe detari. Disa nga pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot në Ulqin.
 

Servantesi-rob i  Ulqinit!?

Sipas legjendës, në Ulqin kah fundi  i shekullit 16-të si rob ka qenë edhe shkrimtari i famshëm Spanjoll Miguel de Servantes. Disa studiues të romanit, përfundojnë se personazhi kryesor i romanit, Dulçineja personifikohet si Ulqinake. Pra, kryevepra e tij “Don Kishoti” ka dal pasi Servantesi ishte rob në qytetin e vjetër, i cili atëherë, po edhe sot, në shtetet romake quhej,

Dolcinjo. A mos do të thotë kjo se Dolçineja është emri i dytë për ulqinaken? Në popull përmendet emri Servet, fati i të cilit, si dhe rrënja e emrit përputhet me atë të Servantesit. Shfletimi  i shumë teksteve do të na çojë deri te ajo se 24 vjeçari Servantesi  u zu rob”gjatë vitit 1575, kur tri leuta( anije të shpejta kusarësh) ulqinake nën komandën e kapitenit Arnaut  Mami sulmuan  një fregatë detare në detin Mesdhe. Me një luftë të përgjakur, kusarët mundën luftëtarët spanjoll dhe anijen me robër e sollën në portin e vet. Në mesin e robërve ishte njëri  që  mbante një porosi  të cilën ia kishte dhënë mbreti i Spanjës, nga kuptohet se bëhej fjalë për një individ  të vyeshëm, për të cilin, sipas vlerësimit të pronarit, do të merrej një sasi e mirë ari”. Ajo që është befasuese është që vendasit për shkak të rrënjës së emrit spanjollin e famshëm e quanin Servet.

Sjellja e tij përcillej me interesim të madh. kalalit kishin vërejtur, se ky rob, në qelinë e vet rrinte pa fjetur deri  vonë, vazhdiminsht diçka shenonte dhe mendonte. Ditën, gjatë gjithë kohës këndonte, dhe vajzat shpesh dilnin në dritare për ta dëgjuar. Për një vajzë, thuhet se, çdo herë kur robi Servet  dilte të ecte në vendin e lejuar jashtë qelisë së tij,  ajo i shkonte pas. Ashtu lindi dashuria në mes vendases dhe robit të pa njohur. Pas ca vitesh, një i  huaj sjell një shumë të madhe parashë dhe e liron robin, i cili me vete merr dhe kalaleshën e bukur. 

Sipas një të dhëne tjetër, pronari, Miguelin e çoi në Algjeri, gjegjësisht në Berberi, vend me të cilin ulqinakët kishin lidhje të ngushta . Atje e bleu  një udhëheqës shumë i egër, i quajtur  Hasan-aga. Nga aty Servantesi pat sukses të tërhiqet duke iu falenderuar  fratërve-priftëve të Spanjës, të cilët në atë kohë i mblidhnin të gjithë bashkëvendasit  e robruar në Mesdhe. Për Miguelin iu desh të pagunin500 talira ari dhe  ashtu  siç thuhet, ai pas pesë vitesh robërimi të  egër, shkel në tokën spanjolle. Pas asaj pason”Don Kishoti”dhe tregimi për Dolçinenë gjegjësisht kalaleshën e bukur.

I pa mohueshëm  është fakti se para se është liruar, në shtator të vitit1580 dhe është nisur për në Spanjë, ku mohonte akuzën se ka bashkëpunuar me kusarët  Berber. Ka mundësi që me ta ka ardhur në Ulqin ose prej tyre apo robërve të tjerë ka dëgjuar  për “Portin Dolcigno, në anë tjetër të detit.

Ky tregim apo legjendë përjetësoi emrin Ulqin!

Prezentimi në Temishvar – Rumani

Me glamurin e sfilatës së modës dhe eskpozitën e piktorëve të njohur botëror, mbaroi edhe nje edicion i manifestimit Të gjithë për turizëm, me të cilin Organizata Turistike e Ulqinit ka hapur zyrtarisht sezonin veror 2017

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.