Qyteti i vjetër Shas

Qyteti i vjetër parahistorik Shasi ose Svaç gjendet në rrafshnaltën e malit(85m) I cili shtrihet në veri të liqenit të Shasit, nga kjo pozitë shihet e gjithë hapësira rreth deltës së Bunës. Zbulimet e më hershme flasin se mëhalla e parë në Svaç u formu në shekullin e katërt para erës së re, gjegjësisht e themeluan iliret e fisit Labeat, të cilët jetonin rreth Liqenit të Shkodrës.

Faza e re e zhvillimit lidhet me shekullin e gjashtë të erës së re, dhe mbaron kah gjysma e shekullit të shtatë, kur qyteti u shkatrru nga Avarët. Në kohën kur aty kalonte rruga e vjetër Olcinijum- Svacijijum-Skodra, Svaçi është konsideruar si qendër e Anës së Malit. Kulmin e zhvillimit të vet, Shasi e arrin në shekullin e mesëm, edhe pse disa herë ka qenë i okupuar nga pushtuesit e ndryshëm. Atëherë bëhet qytet episkopësh, sipas madhësisë, në atë kohë, ishte më i madh se Kotorri. Sunduesi serb, Stefan Nemanja në Vitin 1183 okupoi Shasin dhe si qytetet tjera të bregdetit “famën e tij e shëndrroi në shkrumb dhe hi”, me 1242 ashtu vepruan edhe Mongolet, dhe në fund, në vitin 1571 ushtria Turke në masë e shkatërroi.

Në këtë vend në shekullin 17-të kanë jetuar 700 banorë. Shasi ka patur kisha aq sa ditë ka viti, qëndron fakti se këtu janë gjetur  themelet e 15 kishave të shekullit të mesëm, prej të cilave dy edhe pse të dëmtuara janë monumentale. Kisha e Shën Jovanit ( Shën Gjonit) ndërtohet kah fundi i shekullit XIII-të brenda kalasë. Kisha e dytë Shën Mërija (Shën Mërisë) është e ndërtuar në shekullin e XIV-të jashtë mureve të kalasë, kah verilindja. E gjatë 16.6m,e gjerë 7.1m e ndërtuar sipas stilit gotik. Marrë parasysh stilin e ndryshëm të ndërtimit, shkencëtarët besojnë se ajo vërtetë ka qenë manastir. Të gjitha kishat e Shasit ishin të dekoruara me zbukurime arkitektonike.

Si edhe qytetet tjera të shekullit të mesëm, Shkodra, Ulqini, dhe Drishti, Svaçi kanë farku monedhën e vet  të metaltë me mbishkrim “sovali civitas”. Kjo monedhë është e rëndësisë së veçantë, nga se tregon se si dukej ai qytet ne stilin e renesancës, me ndërtesa tre katëshe, kolonada dhe kulla.

Prezentimi në Temishvar – Rumani

Me glamurin e sfilatës së modës dhe eskpozitën e piktorëve të njohur botëror, mbaroi edhe nje edicion i manifestimit Të gjithë për turizëm, me të cilin Organizata Turistike e Ulqinit ka hapur zyrtarisht sezonin veror 2017

A e dini se

MIGUEL de SERVANTES

I zapisi i narodno predanje se slažu da je slavni španski pisac Miguel de Servantes u svojoj mladosti bio rob ulcinjskih gusara. Štovise, i njegovo znamenito djelo “Don Kihot’, dovodi se u vezu sa zatočeništvom u Ulcinju.

Neki istraživači su u Dulčineji od Toboza, glavnoj junakinji romana, prepoznali Ulcinjanku. 

Mos humbisni

Plazhi i madh

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.