Vend i cili ka më shumë orë me diell në Adriatik , i rrethuar me det, Bunë dhe liqe të Shasit, tradita e vjetër, janë faktorë vendimtarë, që vera e prodhuar në Ulqin të jetë origjinale dhe e kualitetit të mirë.
Bodrumet e verës në Ulqin edhe ju vetë mund t’i provoni dhe të bindeni për kualitetin e tyre, si dhe të vizitoni  plantazhet e vreshtave.

Vreshtat  Milloviq  ekzistojnë prej vitit 1968 dhe shtrihen në subregjionin e Ulqinit në Mal të Brisë. Vreshta ka rreth 16.000 rrënjë hardhi të llojit “vranac”. Mali i Brisë është vendi  më i përshtatëshëm për rritjen e këtij  lloj rrushi.

 

Eni dhe kënaquni:

Punishtja e verës Miloviq
Mali i Brisë
Ulqin
E-mail:briskagora@t-com.me

Tel:+38267350526
Tel:+38269863008