Civilizimet  e mëdha të cilat kanë kaluar nëpër Ulqin, pasurit natyrore dhe veprimtaritë tradicionale, siç janë detaria dhe ullishtaria, kanë përcaktuar edhe kuzhinën e llojllojshme në këtë vend, e cila për shkak të specifikave të veta  lokale, mund të quhet kuzhina e Ulqinit.

Në Ulqin është i ruajtur shumë kulti i mikpritjes: mysafirit  i ofrohet ushqimi dhe pija më e mirë,vihet në krye të tavolinës, ndërsa zoti i shtëpisë kujdeset që mysafiri gjatë gjithë kohës  së qëndrimit në shtëpi apo në restorantin e tij, të ndjehet sa më mirë.