Pas pushimit dhe dëfrimit, argëtimin mund ta vazhdoni nëpër restorantet dhe kafenetë e shumta të Ulqinit ose „konoba“.? Thuja se nuk ka objekt të hotelerisë në Ulqin dhe rrethinën e tij, që prej mbrëmjes në mbrëmje turistëve  nuk i ofrohen programe shtesë argëtimi, që nënëkupton minikoncerte, të këngëtarëve të afirmuar, vallzime të ndryshëm  dhe shou programe, ose mbrëmje argëtuese ku ndahen dhuratat-çmime të ndryshme për mysafirë. Edhe pse ka frymë orjentale, në Ulqin mund të argëtoheni dhe pranë ritmeve  të muzikës më të re, ashtu që në shumë kafene të Ulqinit shpesh përgatiten vallëzime hip-hop, revi, dhe ngjajshëm. Poashtu shumë diskoteka, salla të hapura( vere)që më se shumti i frekuefentohen nga  të rinjtë, ku mu kësaj moshe i ofrohet edhe argëtimi me i mirë i natës.

Përveç  disa bareve që gjenden në qendër të qytetit, më afër apo ma larg, në periferi gjenden poashtu  disa diskoteka shumë të bukura  dhe të rregulluara, e që janë të hapura prej orës 21.00 – 05.00

Nëse dëshironi mënyrë tjetër të argëtimit, atëherë më së miri është të vizitoni  hotelet e Ulqinit, restorantet ose restorantet  konoba. Pranë darkës  së volitshme, verës sonë  apo ëmbëlsirave, mund të kaloni mbrëmje të këndshme dhe të bukura duke soditur qiellin e Ulqinit të mbushur me yje.

Adhuruesit e kulturës ,pas darkës së lehtë mund t’ ju drejtohen shesheve të qytetit ku ndoshta, mund të takojnë ndonjë piktor të ri, që mundohet duke soditur kalanë, përshtypjet e marra t’i  pikturojë në bez apo letër. Poashtu mund të vizitoni hapësirat e librave, të cilët gjenden  në disa vende, në afërsi të Kalasë.

Dashamirët e arti dhe të kulturës, poashtu mund të përcjellin një numër shfaqjesh ose pjesë teatrale të cilat mbahen në kuadër të manifestimit”Skena verore” në Kala.

Ashtu që kudo që të niseni , në cilëndo stinë të vitit, nata do të ju çojë ,në muzikë dhe atmosferën e cila del dhe degjohet  me të çelur të çdo dere të lokalit. Dhe mos u ndaloni në një vend, provoni të gjitha:  ahengjet e hapura  në të gjitha plazhet, pran tingujve elektronike apo të kitarave akustike ose koncertet e yjeve të folkut nëpër klube dhe diskoteka.