Nëse jeni adhurues të pushimit aktiv në Ulqin mund të provoni kitesurf-ingun, një sport ekstrem i jashtëzakonshëm dhe shumë dinamik. Kitesurfi është kombinim i windsurf-it, wakeboard-it, paraglaiding-ut dhe surfing-ut. Relativisht është sport i ri (viti 1977 merret si viti i fillimeve të kitesurfingut komercial), por për një kohë të shkurtër ka fituar simpatizues në tërë botën.

Në Mal të Zi surferët e parë vijnë në vitin 2000, që atëherë plazhi i Madh bëhet  një nga destinacionet më të preferuar në Europë, sa i përket këtij sporti. Era e cila fryen në plazhin e Madh gati çdo ditë dhe numri i madh i ditëve me diell gjatë vitit janë kombinim ideal për këtë sport. Kajterët shfrytëzojnë fuqinë e erës, që me kite të cilin eshfrytëzojnë si velë të surfojnë në dërrasë (kiteboard). Sipërfaqja e kite-it është prej 5 deri 20 m2   dhe për vozitësin është i kapur me një trapez i cili zakonisht vendoset rreth belit. Në qoftë se mendoni  që të merreni  me këtë sport  dhe mendoni që ju nevoitet përgaditje e veçantë fizike ose njohuri mbi llojet e tjera të surfit atëherë gaboheni. Duhet kohë që të mësohet, nuk është e lehtë, por nuk është as shumë e rëndë. Nuk është e nevojshme që të jeni i fortë,  por e rëndësishme është që të jeni i shkathët dhe që të mësoni të mbani ekuilibrin.Lundrohet përmes erës përmbi valë. Për afro 10-15 orë mund të mësohen gjërat bazë dhe të futeni në ujë. Ky sport është relativisht i sigurt, çdo shkollë përveç instruktorit ka dhe shpëtimtarët dhe motoskafet për transport.

Në plazhin e Madh eksistojnë disa shkolla për trajnimin e kiter-ve, ku  gjithashtu mund të merren me qëra paisjet e nevojshme. Çmimi është përafrësisht nga 100-350 euro, varësisht nga numri i orëve dhe periudha. Në fillim të sezonit, në maj, çmimet janë më të ulta , kurse më shtrenjtë është në periudhën nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit. Në bashkëpunim me Federatën e Lundrimit të Mal të Zi, Organizatën turistike lokale dhe kombëtare, shkollat organizojnë gara të ndryshme me qëllim promovimi dhe popullarizimi të këtij sporti. Ky sport kur njëherë mësohet nuk mund të harrohet. Para së gjithash ky është një argëtim i mirë, pohojnë të gjithë ata që merren me këtë sport.