Në perëndim, në fillim të rivierës së Ulqinit, në vendin Kruç, në shkëmbin e vogël, gjinden rrënojat të cilat paramendohet që janë mbetjet  e Ulqinit antik. Për herë të parë rrënojat përmenden me emrin “Ulqini i Vjetër”në vitin 1376, ndërsa në burimet historike të Venedikut ceket si “Dulcigno vecchio”. Mendohej se ajo lagje është fundosur me tërmetin e vitit 444 para erës së re. Mirëpo, hulumtimet arkeologjike vërtetuan se në këtë gur gjegjësisht shkëmb, në kohën antike  gjendej stacioni (specula) i fanarit, ndërsa në shekullin e mesëm  kështjella e cila Ulqinakëve u shërbente  për vëzhgim në det.

Prej mbetjeve të ruajtura të fortifikatës në shkëmb kanë mbetur vetëm murinjtë e bedenave, në anën veriore, ndërsa në brendi gjurmët e shtëpive të vogla. Një kishë e vogël prej shek. XII-XIII me një varr nën dhe me mur guri gjendet në pjesën lindore të ishullit, si cisternë e murosur në gur. Në gjithë sipërfaqen e shkëmbit gjenden pjesë të enëve prej qeramike nga periudha  antike.

Vila Rustica në Kruç

Në Gjin e Kruçit janë zbuluar gjurmët e ”vila rustica”gjegjësisht të shtëpive të mëdha fshatare. Aristokratët e pasur të Ulqinit ndërtonin shtëpiza verimi në ketë pjesë të bregdetit, i cili për shkak të dendësisë së pyjeve  gjethërënëse dhe burimeve të ujit, ishte shumë i shëndetshëm për organizëm të njeriut. në  Kruç, si atëherë po edhe sot e kësaj dite, ka ullishta dhe vreshta të mëdha dhe të punuara mirë. Vaji dhe vera janë ruajtur në amforë (lloj shtambe antike).

Mbetjet e mozaikut, qeramikës dhe monedhës prej kohës së mbretërve të Bizantit Anastasije, Justina e I-rë dhe Justinijani i I-re të cilat janë gjetur në  Kruç, flasin për atë, se një “vila rustikë “ është ndërtuar në shek. VI të erës së re. Pas murit ilir në Kala, ajo paraqet gjer më tani  kompleksin më të vlefshëm të gërmuar në teritorin e komunës së Ulqinit.