Valdanosi është vend i energjisë së pastër pozitive ,burim i pakapërcyeshëm për aktivitete,vend i shenjtë ku marrim ajër të pastër, dëgjojmë erën, gëzojmë bukuritë natyrore, shetisim, notojmë zhytemi, grahim biçikletën ose me anije vizitojmë Ulqinin e vjetër, gjiret tjera aty në afërsi, peshkojmë, mësojmë se sa bukur është të jesh mik me natyrën, ky është gjiri i paqes, bukurisë dhe i dashurisë, me një plazhë të gjatë 376 metra, e cila është shpallë monument i natyrës.