Në Adriatik me pirateri pothuajshe merreshin të gjithë . Kusaria deri në kufi të piraterisë ishte diçka e zakonshme, ajo që ndodhte në det, ishte “usanza del mare”.  Kusaria pranë tregtisë së rregullt, është konsideruar  shumë profitabile dhe çdokundi është praktikuar si njëfarë norme. Tregëtia detare sjell një prosperitet të caktuar, por vetëm ajo kriminale dhe e  privilegjuar  mund të sjellë akumulim, mirëqenie dhe përfitime  të mëdha. Në  Europë deri  në shekullin 17-të veprimtaria kusare ishte e njëjtë si çdo tjetër, ashtu që  me të mund të merrej çdo  individ, pasi ajo nuk cenonte autoritetin e tij.
Nganjëherë kështu vepronin edhe marinarët e shteteve të mëdha. Për  grabitjen e së huajës, secili  ka qenë i autorizuar. Hovin më të madh e arrinë në vitin 1417 me pushtimin Osman të Vlorës. kusarët ishin të impresionuar  me qarkullimin e madh në Adriatik të misrit, vajit , mishit, djathit  dalmat për të mos përmendur  anijet të cilat siguronin importin dhe eksportin e pasur të Venedikut. Pas betejës së Lepantit, kapiten-pasha i mbretërisë bëhet Uluxh Alija ( Kiliç Ali), kapiteni më i famshëm i detarisë në Algjeri dhe i mbretërisë osmane pas Hajredin-pashë Barbarosës. Ai i dinte kualitetet e detarëve të Ulqinit, dhe pas  pushtimit osman të Ulqinit më 1571 ndihmoi që të organizohen, të sigurojnë anijet e nevojshme dhe të fillojnë kusarinë, duke i forcuar me 100 forcat e veta të afta , dhe  me përvojë. Të vetëdijshëm për aftësit e veta, ulqinakët në fillim kanë pasë flotën e lehtë me të cilën kanë mundur të operojnë në Adriatik dhe njëkohësisht t’ju shmangen  sulmeve të anijeve të shteteve të mëdha  me armatim të rëndë.

Këto kusarë të guximshëm , nga porti i Ulqinit kanë lundruar nën flamurin e berberëve, që fqinjët një kohë të gjatë i konsideronin berberë. Nuk ka asnjë port apo vend të shteteve katolike që nuk përgjonin kusarët berberë. Në Itali atij që është nisë për në det, kah fundi ishek.16 i thuhej: “zoti  të ruajtë prej galijeve(anije) të Tripolitanit”. Portës kjo i konvenonte. Meqenëse kusarët nuk paguheshin nga buxheti i shteti por jetonin nga plaçkitja e të mirave dhe shitja e robërve. Trimëria e tyre ishte e madhe, dhe shumë herë Sulltanit i kanë sjellë fitore të mëdha.

Megjithëse galijet e Venedikut ishin më të forta si anije, të pajisura me topa lufte, kusarët pa ndonjë vështirësi lundronin në afërsi të Venedikut, meqenëse lundronin  pranë bregut Italian  i cili  nuk kishte sjele-porte të  përshtatshme për pranimin e galijeve- anijeve të Venediku. Por as në  bregun lindor të Adriatikut  nuk ishte lehtë të lundrohej. Në Venedik në vjeshtën e vitit 1580 llogaritej se në duart e berberëve , vetëm për një muaj  në afërsi të Kotorrit  ranë 25 anije. Një agjent  Venedikas  në vitin 1580 thekson se mbarë mbretërinë e shqetësojnë grabitësit,  që ishin bllokues të rrugëve, zot të  Apulijas e veçanërisht  të Kalabrisë. Kush donte të shmangej nga këto rrugë të  rrezikshme, ai rrezikonte të binte në duart e kusarëve të cilët, atëherë vepronin deri te brigjet e Rromës në Adriatik. Këtë e bënin edhe francezët, e veçanërisht kalorësit venedikas.

Një raport venedikas  i vitit 1583 tregon  për keqësimin e gjendjes në Adriatik:”sidomos prej kur që në brigjet e Apulijes ngriten objekte që kontrollonin bregun e detit , dhe anijet me artileri të fortë që i mbronin ato e një kohë edhe anijet që arritën të iknin nën mbrojtjen e topave të tyre, kusarët sulmet e tyre i orjentonin kah veriu dhe në këtë mënyrë arriten ta pushtojnë  gjirin. Aty  bënin sulme të shpeshta dhe befasuese  që ç’orientonin vështrimin –mbikqyrjen e Galijeve”.

Në tregëti deri në Vlorë, Durrës dhe Apulija , si dhe në Aleksandri,venedikasit shkonin  me armë dhe ushtri në ballë të anijes. Sigurinë në det dubrovnikasit e blinin, duke u dhënë pashave dhe vezirëve  shqiptarë rregullisht dhurata. Por kjo nuk ishte garanci e fortë. Për këtë arsye në kontratë dubrovnikasit shpesh potenconin elementin e rrezikut, e   ndonjëherë edhe dëmin  i cili në Shqipëri  pritej nga ulqinakët ose berberet nga Ulqini. Dubrovnikasit, kurrë nuk kanë patur  flotë të fortë detare për sigurimin e lundrimit të anijeve të veta trgëtare, ndaj  për këtë ekzistonin dispozita  ligjore të posaçme, me të cilat parashihej që anijet tregëtare gjat lundrimit  duhej të lundronin  së bashku për arsy se më lehtë mbroheshin nga altilerija e anijeve të tyre në rast sulmi nga kusarët.

Për shkak të pasigurisë totale të lundrimit në jug të Adriatikut, sidomos pas paraqitjes së kusarëve të cilët i organizonin kalorësit e Venedikut , venedikasit në vitin 1588 vendosën të investojnë mjete të mëdha në ndërtimin e portit të Splitit. Kusarinë e nxiste edhe tregëtia, pa anije tregtare, nuk  ka as  kusarë. Nga fundi i shekullit 16 Venediku dhe Dubrovniku tërhiqen nga udhëtimet në Adriatik. Venedikut, kundër  kusarëve i duhej  të bënte luftë shpesh dhe atë, çdo herë nga fillimi, por edhe për t’i shfrytëzuar. Në një prej studimeve  venedikase ceket se dëmet prej kusarisë kanë arritur në 36% të vlerës së mallit  të transportuar. Pas vitit 1600 kusarija e Algjerisë, teknikisht e rinovuar plotësisht, dilte  në oqeanin Atlantik.

Ulqinakëve ju mbetet Adriatiku dhe një pjesë e Mesdheut. Venedikasi Molin në vitin 1602 shkruan se “vërtetë mund të thuhet se kusarët e Ulqinit janë bërë të padurueshëm”. Një vit më vonë i gjejnë në veri të Adriatikut ku plaçkisnin ishujt e Brioneve. Komandanti i Adriatikut Bernardo Venijeri,  në vitin 1605 mori për detyrë që katër galije (anije të mëdha) të lundrojnë në ujrat e Shqipërisë dhe të ndalojnë disa anije të berberëve “meqenëse pengonin shumë lundrimin në det. “Ulqinakët pengonin detarinë me një guxim të padurueshëm”,shkruajnë venedikasit gjatë luftës së Kandias. Ulqinakët më së shumti kanë mbjellë frikë në qytetet bregdetare të Italisë; i quanin kambëxhik i Sicilisë dhe Apulias.

Atje plaçkitnin vilat e pasura, pronarët i merrshin rob dhe ua shitnin turqve. Në këtë mënyrë erdhën deri tek plaçkitja e madhe e mallit dhe robërve.Veçanërisht aktiviteti i kusarëve të Ulqinit zhvillohet-rritet në vitet 1665 dhe 1666, atëherë kur kundër flotave të tyre u mobilizua i tërë bregdeti prej Bokës deri tek Kvarneri. Kusarët janë pasuruar me veprimet e tyre, ashtu që praktikisht e tërë pasuria ishte në duart e tyre. Sanxhak-Beu ua dërgonte të hollat për barazimin e aksioneve të kusarëve. Ato në portin e vet në Ulqin ndanin shajakun-çohën e plaçkitur duke u shërbyer me rrem si masë për gjatësi. Gati gjatë gjithë sundimit të venedikasve renditeshin konfliktet,beteja të vogla apo të mëdha në mes të ulqinakëve dhe perastasve, të nxitur herë nga njëri e herë nga tjetri, për çka edhe porta debatoi për këto konflikte. Perastasit nuk dëshironin që detarët dhe tregëtarët e ULqinit tua merrnin monopolin e eksportit në tregun e Shqipërisë i cili që nga viti 1540 iu siguronte fitim të madh.

Të liruar nga çdo tatim perastasit, kanë pasur obligim që të luftojnë kundër kusarëve të Ulqinit dhe të siguronin kontrollin policor të gjirit të Bokës së Kotorrit. Pushteti Venedikas i mbështeste aksoinet e hajdutëve (uskokët), i armatoste dhe i furnizonte me logjistikën e nevojshme, ndërsa shumicën e shkeljeve të rregullave i denonte shumë lehtë.

Me humbjen e Herceg Novit, në vitin 1687, rëndësia ushtarako-strategjike e Ulqinit dhe e Tivarit për perandorinë osmane vjen e rritet. Pushteti qendror dhe regjional merr një seri masash me të cilat forcon pozitën e këtyre qyteteve për të bërë sa më efikas rolin e tyre. Sidomos kur venedikasit me të gjitha forcat e tyre përpiqeshin të grabitnin këta”strehimore të kusarëve”. Është fakt që humbjet e shkaktura nga kusarët e Ulqinit, kanë luajtur rol të madh në dobësimin e influencës së saj, ashtu që pas luftës së Kondës, veçanërisht asaj të Moresë,Venediku energjikisht kërkon nga Porta të ndalojë kusarinë e ulqinakëve. Osmanlinjtë prej fundit të shekullit  17-të, për shkak të humbjeve permanente në Europën e mesme heqin dorë nga politika pushtuese. Lufëtra bëhen të shtrenjta që ndikon në rritjen e tatimeve, mospagesa e dërgesave, bankrotit dhe recesionit.

Në dhjetor në vitin 1706 Porta e Lartë u jep urdhër kadive në Ulqin, Durrës dhe Vlorë, që komandantët e kalave mos të përkrahin kusarët e Algjerisë,Tunisit dhe Tripolit, “nëse kjo nuk zbatohet, ato duhet jo vetëm të largohen nga funksioni, por edhe të denohen rrept”,ceket në dekretin e Sulltan Ahmetit. Deri tek fillimi I Luftës së Dytë të Moresë në detin Adriatik mbretëron një pasiguri totale. Venediku në vitin 1710 përsëri energjikisht intervenon në Stamboll, për shkak të kusarëve të Ulqinit, por Porta i përgjigjet se anijet e Ulqinit asesi nuk mund t’i djeg meqenëse ato, megjithatë janë forca të armatosura kufitare. “Ato terrorizojnë Mesdheun”, shkruan me 1718 konzulli francez në Durres, Zhoze Isnar duke theksuar se kusarët e Ulqinit nuk rrespektojnë as Sulltanin e as cilin do pushtet tjetër në botë!

Aksionet e tyre janë të atyre përmasave që ndikonin jo vetëm në qarkullimin në detin Adriatik, por edhe në atë Mesdhe , konfirmonte përfaqsuesi i diplomacisë franceze . Mirëpo, pas kontratës së Pozharevcit, turqit nuk i konsideronin më venedikasit si rrezik ose si fuqi. Përkundrazi, kishin nevojë për ta dhe ishin të përkushtuar për respektimin e kontratës të nënshkruar për paqe në të cilën është cekur se ndalohet pirateria me algjerian ,tunizien,tripoliten dhe me ulqinakë, si dhe ndërtimi i anijeve për kusari. Andaj Porta ishte e vendosur, nga funidi i vitit 1719 Sulltan Ahmeti i III-të urdhëroi pashën e Shkodrës të djeg disa anije të kusarisë së Ulqinit të cilat në sjelën e Durrësit pengonin qarkullimin e lirë  tregtar të anijeve franceze, angleze, gjermane,venedikase, holandëze dhe dobrovnikase. Në vitet e tridhjeta të shekullit 18-të janë lëshuar fermane të cilë rrjedhin nga kontrata  Osmano-Venedikase prej vitit 1718, me të cilën është paraparë marrja e anijeve të ulqinakëve, kompenzimi për  dëmin e shkaktuar, denimi etj.

Mirëpo, nuk ishte aspak e lehtë që agallarët e Ulqinit t’i largosh nga shprehija  dhe mënyra e sjelljes së vjetër. Gjatë këtij shekulli janë evidentuar aksione të rralla dhe të përbashkëta, atëherë pirate nga Ulqini dhe Tripoli, por edhe masa të rënda nga pushtetit. Aksionin e fundit të përmasave të mëdha ndërkombëtare,  piratët e Ulqinit, nën komandën e Reiz Uruçit e demonstruan me 1798. Zunë rob një anije franceze në të cilin ishin persona me autoritet si gjeneral brigade dhe toger altilerie sharbonell. Ia dorzuan, me shpërblim , Ali-Pashë Tepelenës i cili mandej i liroi. Nga filllimi i vitit 1808 kusarët e Afrikës përsëri aktivizohen në Adriatik dhe plaçkisin disa anije dhe mallin e tyre nën flamurin e Austrisë, aksione të ngjajshme ndërmarrin edhe francezët. Napoleoni dëshironte të forconte pozitën e vet në Adriatik, por i kundervihej Rusia,Anglia dhe Austria. Përsëri merr hov zhvillimi i kusarisë e nxitur pikërisht nga këto shtete. Në këtë mënyrë  vjen  deri tek pasiguria totale  e çdo tregëtie në Mesdhe. Më vonë disfata ushtarake e Francës së Napoleonit, Kongresi i Vienës i vitit 1815 dhe shkuarja e anglezëve nga ishulli Vis, në korrik të po këtij viti, do të shenojë fundin e kusarisë në këtë det.