Poashtu, sa është tërheqës  me pamjen e tij, traditën shekullore, identitet kulturor, Ulqini nuk mbetet  pas as në planin e ofertës së manifestimeve kulturore dhe argëtuese dhe relaksuese, të cilat e rendisin në vendet e bregdetit të ekstra kualitetit. Veçanërisht gjatë verës, Ulqini ka mjaft  shfaqje të ndryshme, të cilat prej ditës në ditë në mënyrë spontane organizohen në Kalanë e Ulqinit, shtëpinë e kulturës, teraca të çelura, plazhe dhe në baret e tyre. Ulqinakët gjithmonë të qeshur dhe simpatik, mikpritjen dhe sjelljen e mirë, pa asnjë rezervë në çdo kohë e ndajnë me mysafirë.

Skena Verore

Në Kala, në tregun e robërve, në një ambient të mrekullueshëm para kullës së Balshajve, gjatë tri javëve të para të gushtit, mbahet manifestimi “Skena Verore”. Mysafirët dhe vizitorët munden çdo natë të marrin pjesë në programet muzikore, dramë dhe mbrëmje letrare, që i përgatisin  autorët e jashtëm dhe ata të vendit.

Panairi i librave

Në  fund të korrikut e në fillim të gushtit në Ulqin për 12 vite rresht tradicionalisht mbahet “Panairi i librave”. Në këtë manifestim, botimet e veta më te reja i paraqesin një numër botuesish me renome nga vendi dhe jashtë tij.

Festivali ndërkombëtarë i këngës për fëmijë

Për çdo vit, në dhjetor në shtëpinë e kulturës mbahet ky manifestim,me karakter garues. Në këtë garë  interpretuese të këngës, fëmijët këndojnë këngë të cilat këndohen për herë të parë në këtë festival. Andaj edhe vijnë krijuesit e njohur për fëmijë nga Mali i Zi dhe regjioni, kompozitorë, tekstëshkrues, të cilët me kualitete të verifikuara kontribojnë që “Festivali ndërkombëtar i fëmijëve” të jetë njëri prej festivaleve më autoritativ në regjion.

Motorijada

Në organizatën moto-klub “Pristan”, në Ulqin në fillim të qershorit organizohet manifestimi ku marrin pjesë adhuruesit e motorëve nga shtetet e regjionit. Në këtë manifestim tradicional organizohen edhe moto-lojërat,e në veçanti pjesa më interesante e këtij manifestimi është defilimi i qindra motoristëve nëpër rrugët kryesore të Ulqinit.
Pranvera në Anë të Malit

Ky manifestim organizohet në muajin maj në gërmadhat e qytetit të Shasit. Ka karakter gjithëpopullorë dhe tubon krijues dhe grupe kulturore dhe letrare nga ky vend.