Edhe shenimet edhe të dhenat nga populli pajtohen se shkrimtari i madh spanjoll Miguel de Servantes në rinin e vet ishte rob i kusarve te Ulqinit. Aq më tepër, edhe vepra e tij e madhe “Don Kishoti” vihet në lidhje me robrim në Ulqin. Disa studiues tek Dulçineja nga Toboza, personazhi kryesor i romanit, dallonin –njihnin ulqinaken. Sepse”Don Kishoti” ka dalë pas robrimit të Servantesit në Kala,e cila në shtetet romane, sido që të jetë, edhe sot quhet Dulcinjo.

A do të thotë kjo se, Dolçineja është emër tjetër për ulqinaken? Të dhënat popullore përmendin njëfarë  Serveti, fati i së cilit, po edhe rrënja e emrit përputhen me atë të Servantesit shfletimi  i shumë teksteve na sjell deri te ajo se  24 vjeçari  Servantesi  u zu rob”gjatë vitit 1575, kur tri leuta( anije të shpejta kusarësh) ulqinakë nën komandën e kapitenit Arnaut  Mamit sulmuan  një fregatë detare në detin Mesdhe në një grindje të rreptë,  kusarët  mundën luftëtarët spanjoll dhe anijen me të robëruar e sollën në portin e vet .Në mesin e robërve ishte njëri  që  mbante një porosi  të cilën e kish dhënë krajli i Spanjës, nga kuptohej  se bëhej fjalë për një individ  të vyeshëm, për të cilin, sipas vlerësimit të pronarit, do të merrej një sasi e mirë ari”.

Vendasit e quanin Servet, që më vonë,do jetë, shumë interesant, rrënja e emrit  të spanjollit të famshëm. Sjellja e tij përcillej me interesim të madh, kalalit kishin vërejtur se ky rob, në qelinë e vet  rrinte pa fjet deri  vonë, në mënyrë  permanente diçka  shenonte dhe mendonte. Gjatë ditës tërë kohën këndonte, dhe vajzat shpesh dilnin në dritare për ta dëgjuar. Për një vajzë, thuhet se, çdo herë kur robi Servet  dilte të ecte në vendin e lejuar jashtë qelisë së tij, ajo i shkonte pas. Dhe ashtu lindi dashuria në mes vendases dhe robit të pa njohur. Pas ca vitesh, një i  huaj bie një shumë të madhe parashë dhe e liron robin, i cili me vete mori dhe kalaleshën e bukur. Sipas një të dhëne tjetër, pronari, Miguelin e çoi në Algjeri, gjegjësisht në Berberi, me të cilët ulqinakët  kishin lidhje të ngushta . Atje e bleu  një  udhëheqës shumë i egër, i quajtur  Hasan-aga.

Prej aty Servantesi pat sukses të tërhiqet duke iu falenderuar fratërve-priftave të Spanjës të cilët në atë kohë i mblidhnin të gjithë bashkëvendësit  e robruar nëpër  Mesdhe. Për  Miguelin  iu desh të pagunin 500 talira arit dhe  ashtu  si thuhet  ai  pas pes vitesh robërimi të  egër, shkel në tokën spanjolle. Pas asaj pason”Don Kishoti”dhe tregimi për Dolçinenë gjegjësisht Kalaleshën e bukur.

I pa mohueshëm  është fakti se para se është liruar, në shtator të vitit1580 dhe është nisur për në Spanjë mohonte akuzën se ka bashkëpunuar me kusarët  Berber. Ka mundësi që me ta ka ardhur në Ulqin, ose prej tyre apo  robërve  tjerë ka dëgjuar për “Portin Dolcigno, në anë tjetër të detit.

Ky tregim apo legjendë përjetësoi emrin Ulqin!