Në Panairin e Turizmit në Beograd: SHPËRBLEHET OT E ULQINIT

  • Post Category:Lajme

Organizata Turistike e Ulqinit u shpërblye në Panairin Ndërkombëtarë të Specializuar të turizmit, WESTM në Beograd, më 22.10.2019.

Juria Ndërkombëtare e Gazetarisë e shpalli atë më të mirën në kategorinë “Organizatat/Komunitetet Turistike”.

Siç thuhet në arsyetim, Ulqini këtë vit arriti rezultate të jashtëzakonshme për nga vizita dhe cilësia e përgjithshme e shërbimeve, me çmime të volitshme dhe mikpritjen e dëshmuar të nikoqirëve në atë destinacion.

Në kategorinë “Grupimet hotelerike” shpërblimin e fitoi “Harmonia Hotels Group” nga Shqipëria, ku bashkëpronarë janë Ulqinakët Muhamed Kurmemi dhe Astrit Kurti.

Shpërblimet i ndanë redaksia e revistës “Turisticka priza”(Prizmi turistik) në kuadër të aksionit “Për cilësi të re në turizëm” dhe ka për qëllim promovimin e ofertës turistike në Evropën Juglindore.