OT EKIPI I TELEVIZIONIT NGA KINA VIZITOI ULQININ

Ekipi i kanalit kinez CCTV 6 qëndroi në vizitë studimore në Mal të Zi, ndërsa në fund të javës së kaluar ato nën organizimin e Organizatës Turistike ishin në Ulqin.

Me Programin e vizitës u xhirua edhe Kalaja e Ulqinit, ku është bërë edhe intervista me Robert Jankoviqin, regjisorin e filmit me metrazh të shkurtër “Cervantes” i cili u xhirua në këtë lokalitet.

Pas drekës në restorantin “Taphana”, gazetarët vizituan Plazhin e Madh, lokacionin në të cilin xhirohet seriali “Perla e Bunës”,ku intervistuan aktorin Mima Karaxhiq dhe regjisorin Milan Karaxhiq.

Në fund të ditës për ekipin e gazetarëve është organizuar kalërimi në Adën e Bunës.