OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË POLONI

  • Post category:Lajme

Të mërkurën filloi Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit “TT Varshavë”, i cili tash 25 vite mbahen në kryeqytetin e Polonisë.

Panairi parqet një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Poloni dhe mundësi ideale për realizimin e kontakteve të punës, si me përfaqësuesit e komunitetit turistik në këtë vend, ashtu edhe me përfaqësuesit nga jashtë shtetit, njoftohet nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Shtohet që për çdo vit në Ulqin vijnë numër gjithnjë e më i madh i mysafirëve të cilët pushojnë në riverën e këtij qyteti.

Ofertën e Ulqinit në panairin „TT Varshava“ e prezantojnë kryetari i Këshillit Drejtues i OT Rexhep Taganoviq dhe zyrtari i këtij institucioni Beqir Zati.