OT: PREZANTOHET OFERTA NË PANAIRET E PARISIT DHE NOVI SADIT

Organizata Turistike prezantoi ofertën e Ulqinit për sezonin e ardhshëm në Panairin Ndërkombëtarë të Turizmit „IFTM Top Resa“, i cili u mbajt prej me 1 deri më 4 tetor në Paris.

Siç njoftuan nga Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, në dhjetë muajt e parë të këtij viti nga Franca ishin rreth dhjetë për qind më shumë mysafirë, ndërsa përveç cilësisë së ofertës, kësaj i kontribuojë edhe lidhshmëria e mirë e komunikacionit ajror.

Oferta e Ulqinit u prezantua edhe në Panairin e 52-të Ndërkombëtar të Turizmit „Lorist“ në Novi Sad, i cili përfundon sot.