Në largësi prej 4mila nautike në veriperëndim të Ulqinit, në mes të Mavrianit dh Mandrës në formë të patkoit,është gjiri i Valdanosit. Pemishtet e tija te cilat e rrethojnë- mbrojnë dukshem zbresin dhe humbin thellë në det, plazhi është zallorë, prej gurëve”buqa”me diametër 1-20cm Është e gjatë 800.

Për ndryshim nga gjinjtë tjerë, kjo është e mbrojtur prej erës së jugut dhe të veriut,andej edhe shpesh herë ku bënte moti i lig këtu strehoheshin edhe  anijet. Në mes të plazhit gjendej karantina .Që banorët e qytetit të mbroheshin nga sëmundjet me të cilat ekuipazhi i anijeve mund të infektohej gjatë udhëtimeve, para daljes anijet detyroheshin që një kohë të caktuar të qendrorë në karantinë.
Me 1833 ka ndodh që një anije e Ulqinit e tipit brigantinë ka sjellë të infektuar prej Aleksandrijet në Valdanos ku me urdhrin e udhëheqjes së Portit të Ulqinit 40 dit është ndalë në karantinë. Fundi zallor i plazhit, ne sipërfaqe prej 14000m2 Është formuar me grimcimin e gurëve.