Ashtu siç shumë shtete,vende ose qytetet janë të njohur sipas ngjarjeve historike, personaliteteve të famshëm sipas përrallave apo tregimeve, ashtu edhe për Ulqinin dhe ulqinakët vlejnë tregime të ndyshme, por më shumë për kusarët. Historikisht, Ulqini me shekuj ishte i njohur si çerdhe kusarësh.Qytetin duke filluar nga shekulli XIV fillojnë ta popullojnë  kusarët nga Mallta,Tunisi dhe Argjeria. Pjesa bregdetare, prej Ulqinit deri tek Kotorri,ishte strehë e piratëve, kusarët veçanërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII ishin tmerr dhe frikë në det.

Bandat pirate aq ishin forcuar sa që për një ditë sulmonin anije të ndryshme tregtare të cilat lundronin nën flamuj të ndryshëm, i plaçkitnin dhe urgjent lundroni në strehimoret e veta që i kishin ndërtuar gjatë gjithë bregut të Ulqinit. Dëmet më të mëdha nga sulmet e kusarëve i ka patur flota venedikase. Pëveç sulmeve dhe plaçkitjes të anijeve tregëtare, piratët e Ulqinit ishin të njohur edhe me tregëtinë e robërve. Nga ky fakt, një pjesë e madhe e popullsisë së Ulqinit ishin zezakë nga shtetet e ndryshme të Afrikës. Ulqinakët e vjetër edhe sot tregojnë për atë se si deri me 1878 në Ulqin kanë jetuar 100 zezakë, si dhe atë që në mesin e të burgosërve vuajti burgun edhe shkrimtari i njohur Servantesi, sipas të cilit një treg i Ulqinit u quajt tregu i robërve megjithatë, më e njohura dhe më e ruajtura dhe me dëshirë e treguar në mes të ulqinakëve edhe sot e kësaj dite është legjenda e njohur për piratin Cen Lika.

Ulqinaku Cen Lika ishte eprorë i kusarëve më i njohur. Permanent me ushtrinë e vet pirate sulmonte anije të ndryshme tregtare, e herë herë edhe krejt flotën. Me një rast Cen Lika me shokë, mbyti anijen në të cilën ishin haxhinjtë të cilët shkonin në haxhillek në Mekë. Ajo ishte një ngjarje tragjike që pati jehon edhe jashtë Ulqinit gjegjësisht, kur mori vesht sulltani i Turqisë për fatkeqësinë e madhe, urdhëroi që Cen Lika të gjendet dhe të burgoset. Sulltani poashtu, paralajmëroi se ai i cili do ta kapë ose do ta vrasë Cen Likën do ta shpërblejë me një dhuratë të madhe. Mirëpo, mu atëherë në det u paraqit kusari tjetër i rrezikshëm Llambro ose Arallampija siç e quanin ndryshe.

Me prejardhje nga Greqia. Llambro e njihte shumë mire detin dhe merrej si kusarë i shkathët-dinak. Shumë i rrezikshëm dhe i pa trembur Llambro shpejt bëhet “fantazëm e  vërtetë e detit”për shumë anije tregëtare dhe flota detare. Lajmi për veprat e këqija të Llambros shpejt mbërriti deri tek vetë Sulltani i Turqisë. Derisa dëmet të cilat i kishte bërë shoqëria e Llambrovit ishin të mëdha sulltani menjëherë shpalli se do të japë shpërblim të madhë atij që do të kapë ose vrasë Llambron. Sulltani ashtu veproi, ndërsa Cen Lika me kënaqësi e pranoi ftesën,duke marrë obligim para Sulltanit se ose do ta kapë Llambron, ose do të vritet.

Pas një kohe të caktuar vjen deri tek dyluftimi, ku Cen Lika pati sukses ta vriste Llambron. Për shërbimin e bërë dhe lojalitetin, Sulltani turk, Cen Likës ia fali jetën,duke e graduar me titullin kapiten. Ulqinakët e njohur, pasardhësit e Cen Likës, poashtu kanë qenë kapiten të famshëm. Legjenda për Cen Likën në popull edhe sot shpesh përmendet si ngjarje e rrallë, dhe ulqinakët brez pas brezi e përcjellin tregimin se si një sulmues i panjohur falë fatit u bë kapiten.