Pjesë tipike lindore e qytetit që lidh qytetin e vjetër me pjesën e re të tij, është Çarshia. Ajo e bën Ulqinin vend të cilin patjetër duhet ta vizitoni. Me mbi 200 dyqane përgjatë saj, me shekuj është punuar, ashtu që zanatçinjtë, njëkohësisht ishte prodhues dhe shitës i mallrave të veta.
Çarshia është qendra e qytetit,vendi ku krijohet dhe koncentrohet një sferë e fortë shpirtërore, e kulturës, normës etike dhe fetare. Kumbimi që vinte nga dyqanet jepte një gjallëri të veçantë. Në çarshi nuk vihej vetëm për te tregtuar, por edhe për të shetitur. Udhëpërshkruesit e huaj shënuan se shëtitja nëpër rrugët kryesore të Ulqinit bënte pjesë në ngjarjet më interesante në mbarë Orientin.
Përshtypje të veçantë tek ata linte kombinimi i veshjes së bukur të Ulqinit, e cila tradicionalisht mund të shihet ditëve të pazarit, të marten dhe të premten.