Hajdinaga i fton kosovarët për pushime në Ulqin, nuk ka barriera e frikë

  • Post category:Lajme

Edhe përkundër masave të reja ndaj panedemisë nga ana e institucioneve të malit të Zi, kufijtë janë të hapur pa kurrfarë pengese  për turistët nga vendet e rajonit si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Bosnja, Serbia e vendet tjera.

Derisa  Ulqini vazhdon të jetë i mbushur meturistë e t ku numri më i madh është i atyre nga Kosova.

Drejtori i Organizatës Turistike Gëzim Hajdinaga, tha për “Syri.net”, se  kosovarët, shqiptarët, maqedonasitë, serbët e boshnjakët  janë të lirë për pushime në plazhet e Ulqinit. 

“Nuk ka kurrfarrë ndalese në kufij dhe nuk kërkohet as test as libreza e vaksinës e asgjë tjetër në kufijtë e Malit të Zi”, tha Gëzim Hajdinaga.

Drejtori i OTU-së shtoi se Ulqini është përplotë turistë nga Kosova  e të cilët  i prijnë listës së turistëve dhe të cil♪t i falënderoi për besnikërinë dhe tradiën e pushimeve në plazhet e Ulqinit.