Ulqini është qyteti më interesant në bregdetin lindor të Adriatikut, vend në të cilin gërshetohen tri religjionet e mëdha, Mesdheu dhe Evropa, orienti dhe perëndimi. Në qytetin e vjetër monumental, aglomerati  arkitektonik  i themeluar në shekullin e pestë para erës së re, ende mund të shihen dhe të preken gjurmët dhe mbetjet e pasura të nëntë  civilizimeve të mëdha  të cilat kaluan nëpër Ulqin. 25 shekuj në një vend, është vërtet provokim për çdo frymë  hulumtuese.

E nëse dëshiron te dish se  përse ky qytet ishte mbi 200 vjet bazë e sigurt e kusarëve më të njohur në Adriatik, nëse vendosni të ecni  nëpër qytet  dhe rrethinë  do të takoni objekte të bukura fetare të të tri konfesioneve, sahat kullën, hamamet, mbetjet e objekteve rustikale romake…  vizita  e ish qytetit  të  Shasit i cili sipas legjendës, ka patur kisha sa ditë ka viti, është diçka e paharrueshme.