Për afro katër dekada, kalërimi është një prej atraksioneve në ketë ishull të bukur në grykë të Bunës në detin Adriatik. Për të shetitur bregut Adës çdo herë është kënaqësi, e sidomos me kuaj!? Është një përjetim dhe kënaqësi që nuk mund të harrohet. Mjekët pohojnë se kjo ka efekte terapeutike.
Vend ideal për kalërim dhe shëtitje është plazhi i nudistëve i gjatë 3 kilometra. Shëtisni në plazh gjatë muzgut ose në mëngjes herët kur del drita, e kur natyra luan me koloritin e ngjyrave, do të përjetoni vërtetë çaste të paharruara.