Gjatë sundimit të Venedikasve,në Kala me 1510 u ndërtu kisha e Shën Mërisë, e cila  menjëherë pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shndërrua në xhamin e Sulltan Selimit të II-të. Ishte ajo  e ashtuquajtur xhamia e mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga sigurohej ekzistenca, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i shtetit. Haxhi Halil Skura me 1693 ndërtoi minaren prej guri të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament  kuadrati, që  ngushtohet nga pjesa e epërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpret me 1878 gjegjësisht prej ardhjes së parë të malazezëve në Ulqin. Në kuadër të këtij objekti fetar ka ekzistuar edhe mejtepi. Ku mblidheshin rejzit e Ulqinit,  kur  merrnin vendime të rëndësishme.

Ky objekt  është përmendorja  më e  mirë e bashkëjetesës së perëndimit dhe lindjes në arkitekturën  e Ulqinit. Në të gjindet muzeu i qytetit.