Një ndër destinacionet më atraktive për “surf” në Mesdhe është pa dyshim plazhi i Madh në Ulqin dhe sipas “kajterve”me përvojë nga bota, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm. Skijimi në drras, me anë të erës në Adë të Bunës ose në plazh të Madh, vërtetë është përjetim i rallë. “Kitesurfingu”bën pjesë në sportet më të reja ekstreme dhe paraqet kombinimin e elementeve Windsurf-it,snowbord-it dhe paragliding-ut.
Është shumë dinamik, kombinimi i windsurf-it,Wakeboard-it, gjimnastikës dhe disiplinave …. Kajtsurf është atraktiv”kalarim në uj”me ndihmën e ballonit të vogël (7-15m)special të dizajnuar gjegjësisht krahet/kajta. Ashtu që duke e shfrytëzuar vetëm energjinë e erës dhe teknikën e drejtimit mundesh me orë të “surfosh”-fluturosh, nëpër hapësirën e plazhit të Madh. Shpejtësia e nevojshme e erës është në mes të 5-10m/s e që në të vërtetë është mesatarja e maestralit që në plazh të Madh fryen çdo ditë.
Era, plazhi ranor i hapur si dhe ditët e shumta me diell gjatë vitit, janë kombinim ideal për kitesurfing. Për këtë, plazhi i Madhe i Ulqinit, si destinacion, është i pari për adhuruesit e këtij sporti. Gjatë sezonit, nga muaji maj e gjerë në tetor, Plazhin e Madh e viztojnë shumë kitesurfer nga e gjithë bota.