Në qendër të Ulqinit gjendet tyrbja e Mesias të rrejshëm, Sabataj Cevit (Shabbetai Tzvi,Sabbatai sevi). Ky hebre, i cili me kombinimin e mesianizmit dhe misticizmit, kah gjysma e shekullit 17-të, nxit masat hebreje në të gjithë Evropën dhe ju premton kthimin në tokën e shenjtë. Me urdhër të Sulltanit, me 1673 internohet në Ulqin. Në ruajtje i dorëzohet rojtarit të Kalasë, i cili për të rregullon katin e epërm të Kullës së Balshajve. Sabataji në mur ka gdhendur dy yje të mëdha të Davidit. Me ardhjen e Aziz Mehmet Efendisë , si e quanin në Ulqin, i dha dimension shpirtëror. Emri Ulqin(Turqisht Ylgyn) në komentimin e tij ka marrë formën si Alkum, si aluzion në melek allkum nga fjalët e urta të Sollomonovit, 30:31(…edhe mbreti me ushtri të vet).
Kjo do të thotë që Ai aty ka ardhur me vullnetin e Zotit, e jo të Sulltanit, dhe atë si”mbret i Ulqinit”!?.Vdes me 17 shtator 1676. Vetëm dy muaj pasi i ka mbushur 50 vjet. Ka mbetur në kujtesë gojëdhëna se një fëmijë ka rënë nga fiku dhe në vend ka mbetur i vdekur, edhe pse më parë Sabatai i kish terhequr vërejtjen për të mos hypur në fik. Duke dyshuar se mos ai, Cevi, ishte fajtor për vdekjen e fëmisë Sabatai i lutet perëndisë që fëminë ta ringjallë, e atij t’ ia marrë jetën, e që Mëshiruesi edhe pranoi. Anëtaret e bashkësisë (hebreje që kishin pranuar fenë islame) nga Selaniku, deri në fillim të shek 20, bënin pelegrinazh në varrin e tij. Për Mesian,si më i njohuri, i vetëshpalluri, kanë shkruar shumë shkrimtarë eminent , në mes të cilëve edhe Isak Bashevis Singer, i cili me 1978 ka fituar çmimin Nobel.