Me donacione vullnetare të ulqinakëve, u ndërtua me 1754 Sahat-kulla me qëllim që njerëzit t’i thërras në punë, t’i përkujtojë për obligimet qytetare dhe të mbjellë botëkuptimin e shenjtë të kohës. Vendi i saj është zgjedhur me kujdes, meqenëse ajo praktikisht shihet, ose rrahjet e orës së saj dëgjohen nga të gjitha anët e qytetit. Gabaritin është i formës katrore, muret janë të ndërtuara me gurë të gdhendur. Në Ulqin një kohë të gjatë ishte personi i quajtur “muvekit”, i cili çdo ditë kujdesej për saktësinë e orës në Sahat-kullë.