Shën Nikolla është një kishë e vogël katolike, në përbërje të së cilës janë dhe varrezat. Gjendet në pjesën perëndimore të plazhit të Madh, afër lumit Buna. Për çdo vit me datë 9 maj aty mbahet mesha në të cilën tradicionalisht marrin pjesë dhe myslimanët.
Në shenjë mirënjohjeje, vedasit vijnë me kilometra këmbëzbathur në pelegrinazh. Sipas legjendës, anija që ka transportuar trupin e Shën Nikollës për na Apuli, është ndalur në këtë vend për të kryer regullimin.
Pasi që kemi të bëjmë me trupin e një të shenjti, mbrojtësin e detarëve dhe tregtarëve, i cili u zbarkua në këtë vend, një besimtar ulqinak ndërtoi aty tempullin modest.