Në gjysmën e shekullit 17, Ulqini bëhet treg  i rëndësishëm i robërve. Aty krysisht ishte vendi i grumbullimit të tyre, meqenëse në Ulqin biheshin  edhe robërit të cilët i zinin  kusarët e Ulqinit, kjo lehtësonte shpagimin edhe nga vendet e perandorisë osmane. Shumica e robërve ishin nga Italia dhe Dalmacia. Kusarët e Ulqinit në brigjet e Sicilisë dhe Apulias, kryesisht kanë plaçkitur vilat e të pasurve, por edhe pronarët e vilava i merrnin me veti, të cilët më vonë  i shitnin si rob. Ulqinakët robët i mbanin si  të robëruar dhe nuk i shfrytëzonin  për fuqi punëtore, por i mbanin vetëm për të fituar nga të afërmit e tyre, prej të cilëve, për t’i liruar merrnin kundërvlerën edhe nga miqtë e tyre, komuna ose bashkëvendasit e tyre, prandaj i lejonin që të lajmëronin të afërmit  e tyre, se gjendeshin të robëruar në Ulqin, në mënyrë që ata të vinin dhe të pagunin lirimin e tyre. Shpesh kjo bëhej në terene neutrale, kryesisht në Dubrovnik.

Në kulmin e luftës së Kandiasë,1662 në Ulqin qendroi  udhërrëfyesi Turk Evlija  Çelebija, i cili na rrëfen, se në atë qytet”vijnë djem të zgjedhur shqiptarë prej kasabave tjera të cilët ulen në fregata plaçkisin dhe shkretojnë  brigjet e armikut”. Duke sjell pasuri dhe numër  robësh të zgjedhur, kthehen në Ulqin si fitimtarë dhe i dorëzojnë sanxhak-beut të dhjetat e plaçkës. Kështu unë isha i varfër, në këtë  qytet, dhe derisa vëzhgoja, nga Pulija e të krishterëve vinin shtatë fregata(anije të madhe) me  plaçkë nga lufta. Prej atyre shtatë anijeve me plaçkë Jusuf- beut i takonin 91 mijë grosh) dhe 17 rob,”tregon Çelebija.

Do të thotë se vetëm në atë aksion kusarët e Ulqinit, në jug të Italisë zunë rob 170 veta !? Ulqinakët pas tërmetit të vitit 1667 masovikisht sillnin robë në qytetin e tyre nga Dubrovniku, duke zënë rob edhe aristokratët”e nëse nuk u ndërpritet rruga kusarëve ne të gjithë do të jemi rob të Ulqinit”i shkruanin dubrovnikasit  Portës së Lartë në mars të vitit 1668. Tegëtia me robë merr kulminacionin e vet në shekullin 18-të. Në periudhën prej vitit 1708-1712 në shitje ishin 200 robë, gjysma ishin zënë në qytetet e Adriatikut. Nga gjysma se shekullit 18-të gjithnjë e më tepër kërkohen robër nga Afrika. Ulqinaku Ali Basha në vitin 1770 bie nga Egjipti dy robëresha, ndërsa një grup i cili u kthye në vitin 1775 nga Afrika e Veriut, me vete solli 13 rob dhe robëresha të zeza.

Robët e vet ulqinakët shpesh i blinin në Tripoli, ku i binin nga Sudani. Ata më tutje stërshiteshin ose i binin në Ulqin, ku së shpejti  bëheshin qytetarë të lirë  dhe merreshin me bujqësi dhe detari. Ali Arapi dhe Daut Kalaja ishin kapiten detarije me anije të  veta, Kalaja ishte pronar i një anije më të madhe nga të gjitha anijet që kish Ulqini dhe shtëpi shumë të bukura me platformë të gdhendur me rezbarium, që konsiderohet si vlerë e rrallë artistike.

Pasi Malit të Zi i dorëzohet Ulqini  me 1880, disa rob të ngjyrës së zezë u shpërngulën  në Shqipëri. Bet Gjyli, pronar anijesh, mori me vete tetë zezakë të tij, ndërsa  Mehmet Beci pesë prej tyre.