Ulqini  me faktorë natyral të jashtëzakonshëm, det të pastër dhe të kthjellët, plazhe me rërë mjekuese, ujë mineral- sulfurik, baltë mjekuese, klimë bregdetare është vendsherim ideal natyror me cilësi të larta dhe e njohur në botë.
Prof. Not(Noht), drejtor i institutit për sëmundje tropikale në Gjermani-Hamburg, me rast vizite në Ulqin me 1925 thotë “në jetë nuk kam parë qiell me aq shumë yje sikur që ka Ulqini” . Vlerat e këtij qielli janë  të mëdha dhe të llojllojshme për organizëm të njeriut, ndërsa prof. dr. Lëmo(Lemonch)kryetar i ligës europiane për reumatizëm, me rast vizite  në Ulqin me 1964, thotë  “Ulqini në kuptimin terapeutik ka një të ardhme të mirë,,.

Shkencëtari i njohur botëror Mihajllo Pupin, në qershor të vitit 1919 përmes të deleguarit të tij nga ministria e punëve të brendshme të mbretërisë së Malit të Zi , kërkoi leje për hapjen e sanatoriumit, për qëndrimin dhe shërimin e sëmundjeve të caktuara. Këto janë arsyet që me 1992 me dekret te mbretërisë jugosllave, Ulqini të shpallet ,,vendshërim klimatik dhe banjë”.  Përparësitë e kësaj klime janë faktor përcaktues të jetës dhe qëndrimit  në këtë qytet, temperatura e ujit mundëson kohën optimale për larje në det plot 6 muaj, nga muaji maj deri në tetor.Uji ka një kthjellësi dhe dukshmëri, deri në  38m, ndërsa në afërsi  të Ulqinit është matur dukshmëria më e madhe e ujit në detin Adriatik -56m. Faktori i dytë shërues është rëra e plazheve, e cila është shumë e pastër, e imët, nuk është e përzier me dhe, materie organike etj. Meqenëse Ulqini ka një ambient të pandotur , pa asnjë     pajisje industrial etj.

Sipas përbërjes kimike, rëra e Ulqinit ka rreth 30 përbërës të cilët biologjikisht janë shumë aktiv, përmban pak radioaktivitet, që e bën shumë të përshtatshëm për përdorim, në shërbimet mjekësore, sidomos tek sëmundja e gjymtyrëve dhe kurrizit, reumatizëmit,  diskopati, ishijasit, si dhe për gjendjen pas lëndimeve të këtyre organeve. Uji sulfurik i cili buron afër detit në “Plazhin e Grave” ka cilësi “të çuditshme mjekuese”. Thuhet se ky uj ndikon shumë, sidomos në sterilitet. Është shumë e pasur me përbërje minerale.

 

Balta minerale (peloid) shtrihet rreth baseneve të Kripores së Ulqinit 2 km larg detit. Studimet shkencore të këtij lloçi-balte vërtetojmë se, sipas cilësive  shëruese, është më kualitativ deri më sot, i gjetur dhe i hulumtuar në Adriatik.

Kripa e detit e papërpunuar, e marr nga basenet e kripores së Ulqinit  “det i koncentruar,” të cilës me shtimin e ujit të thjeshtë edhe në kushtet shtëpiake krijohen të gjitha mundësitë për shërim, të cilat i ofron uji i detit e veçmas është  efikas për shërimin e reumanizmit dhe sëmundjeve të gjymtyrëve.
Të gjithë këta faktorë mund t’i zëvendësojnë ilaçet, e në disa raste me ta arrihet edhe rezultate të mira. Këto faktorë natyral rallë ku mund të gjenden të koncentruar në një vend, në këtë masë si këtu.