Ulqin trail 2024

  • Post category:Lajme

Dashamirët e shtigjeve të gjata këtë vit patën mundësinë të jenë pjesë e gjysmëmaratonës “Ulqini Trail 2024”. Mbi 150 garues morën pjesë në një garë madhështore që u karakterizua nga natyra e bukur, nga Kalaja e Ulqinit bukuria e Pyllit te Pishave dhe pa padiskutim deri tek Plazhi i madh. Edhe këtë vit manifestimi u mbështet nga Organizata Turistike. Drejtori i OT te Ulqinit, Qazim Hoxhiq deklaroi se aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për promovimin e ofertës turistike, veçanërisht kur ato organizohen para sezonit te verës.