Ulqini në periudhën moderne

  • Post category:Historia

Gjatë gjithë shekullit 20-të, Ulqini ka përjetuar  rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti i dytë në Mal të Zi,  në vitin 1880, kur i dorëzohet këtij  vendi, vetëm pas tri dekadash  arrin në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (Podgorica,Nikshiqi,Cetina,Tivari , Plava). Tregtia dhe detaria gjithnjë janë në rënie, ndaj dhe qyteti stagnon.

Kthesë të madhe  përjeton në vitet e tridhjeta të shekullit 20-të. Meqenëse, në këtë periudhë janë ndërtuar: Kryporja , hotel Republika, Jadrani dhe Koop (më vonë Galeb), të cilët bëjnë që Ulqini  më vonë të jetë qendër ekonomike dhe turistike e vendit. Por , Lufta e Dytë Botërore në masë të madhe ndërpret hovin e këtij zhvillimi.

Për një kohë më të mirë, Ulqini duhet të presë  dy dekada pas përfundimit të luftës. Ndërtimi i një varg hotelesh moderne në qytet dhe në plazhin e Madh, si dhe ndërmarrje të mëdha afariste si: (NHT“Riviera” e Ulqinit”,” Agroulqini”,  Ndërmarrja  ndërtimore “Primorje”, “Otrantcomerci”, “Ultep”…) që sjellin një zhvillim marramendës. Ulqini kah fundi i viteve 80-të ka realizuar 40% të qarkullimit nga i gjithë turizmi i Malit të Zi ,ku  2/3 e turistëve ishin nga jashtë, kryesisht  gjerman.

Me termetin e 15 prillit 1979 qyteti shkatërrohet në masë të madhe, mirëpo, pas pak vitesh , fal solidaritetit të qytetarëve të mbarë ish RFSJ shumë shpejt u rindërtua.

Dhe pas 25 shekujve Ulqini mbetet qytet multietnik , multikonfesional dhe me resurse më të bukura në Mal të Zi, që po t’i bashkohet dhe mikëpritja, paraqet destinacionin më të preferuar për mysafirë dhe vizitues nga e gjithë bota.