Kjo vepër e mrekullueshme u ndërtua menjëherë pas sulmeve të egra të Venedikut në Ulqin në vitin 1696, që për rast  nevoje, ura të shërbej për kalimin e ndihmës për njerëzit dhe teknikës për qytetin. Besohet se urën e kanë ndërtuar muratorët e shkollës së Sinan pashës. Një kohë të gjatë kjo vepër monumentale ka patur rëndësi ushtarake, kurse sot, në ditët tona ka rol  të rëndësishëm në qarkullim.