E rrethuar me një bukuri të egër dhe mjedis të pa ndotur, restoranti dhe plazhi Ivana janë shumë tërheqës dhe krijojnë një atmosferë të këndshme për mysafiret vendas dhe te huaj.
Në kontaktin e parë me plazhin Ivana do të ndjeni erën e cila bartë tingujt e muzikës nga bregu që stërpiket nga pikat e ujit të nxehtë të detit Adriatik.
Shikimi i perëndimit të diellit nga restoranti në netët e nxehta tropikale, dhe aroma e ëmbel e ajrit ,është një përjetim që veshtirë mund të harrohet. Bukuritë natyrore dhe kenaqësija në gëzimet e jetës gjithsesi janë përshtypjet e para që kanë të bëjnë me ketë vend..
Ftesë Për të Rinjtë
Dëshiron të udhëtosh dhe të argëtohesh? Thonë qe avantura është emri yt i mesëm? Je adhurues i jetës së natës? Nese njera prej pergjigjeve është pozitive, atëherë shfrytëzo rastin dhe bashkohu me ekipin e plazhit „Mojito“e cila hapë kufijtë e argëtimit më të mire në plazhin më të bukur të Rivierës së Ulqinit. Gjatë kohës të qëndrimit tuaj në plazhin tonë do të përjetoni argëtim të jashtëzakonshëm, por do të ju mbesin edhe kujtime të pa harruara për terë jeten tuaj.