Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor, të cilin sikurse me një vijë artistike,  me mjeshtëri e vizatuar, e bashkon me detin e pastër. Plazhi dhe fundi i detit mbulohen me rërë të hollë.

Rëra ka cilësi mjekuese, kështu që ajo rekomandohet në rend të parë për problemet me ishijasin, reumën, ekstremitetet, boshtin kurrizor…Plazhi i madh është i veçantë kur perëndon dielli dhe koloriti i ngjyrave fillon lojën e bukur duke formuar  pikturën e përbashkët  të rërës, detit dhe qiellit.

Përveç turistëve në plazhin e Madh vijnë të gjithë ata që dëshirojnë të bashkojnë veten me  natyrën e paprekur, çdo ditë duke pritur perëndimin më të bukur të diellit dhe muzgun e tij në detin e kaltër. Nga vera në verë në  plazhin e Madh  rikthehen shkrimtarë e poet, artistët e këngëtarët, boem….