KiteSurf

Nëse jeni adhurues të pushimit aktiv në Ulqin mund të provoni kitesurf-ingun, një sport ekstrem i jashtëzakonshëm dhe shumë dinamik.

                 Birdwatching

Vështroni zogjtë sa më shpesh që keni mundësi! Sa më shumë kohë që t’i kushtoni më shpejt do t’i njihni.

                  Virtual Tour

Turi virtual i Ulqinit është një projekt 3D i paraqitjes së territorit të Komunës së Ulqinit nga ajri.

Slide 1
Image is not available

Kalaja e Ulqinit është një tërësi urbanistike dhe arqitektonike ndër më të vjetrat në Adriatik. Qe 25 shekuj, si një enë me plot entuziazëm, e cila i ngjanë një anije të mbetur në rërë, po me plot jetë , ku ndrrohen civilizimet –kulturat, që kanë lënë gjurmë të dukshme edhe sot e kësaj dite.

Slide 2
Image is not available

Lumi Buna(ser.bojana. lat.Barbana)buron nga liqeni i Shkodrës. Është i gjatë 44 kilometra, ndërsa me sasi të ujit që sjell në det, i treti në Mesdhe (pas Nilit dhe lumit Po në Itali).

Slide 3
Image is not available

Valdanosi është vend i energjisë së pastër pozitive ,burim i pakapërcyeshëm për aktivitete,vend i shenjtë ku marrim ajër të pastër, dëgjojmë erën, gëzojmë bukuritë natyrore, shetisim, notojmë zhytemi, grahim biçikletën ose me anije vizitojmë Ulqinin e vjetër, gjiret tjera aty në afërsi, peshkojmë, mësojmë se sa bukur është të jesh mik me natyrën, ky është gjiri i paqes, bukurisë dhe i dashurisë, me një plazhë të gjatë 376 metra, e cila është shpallë monument i natyrës.

Slide 3 - copy
Image is not available

Qyteti i vjetër parahistorik Shasi ose Svaç gjendet në rrafshnaltën e malit(85m) I cili shtrihet në veri të liqenit të Shasit, nga kjo pozitë shihet e gjithë hapësira rreth deltës së Bunës. Zbulimet e më hershme flasin se mëhalla e parë në Svaç u formu në shekullin e katërt para erës së re, gjegjësisht e themeluan iliret e fisit Labeat, të cilët jetonin rreth Liqenit të Shkodrës.

previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow

Nëse jeni adhurues të pushimit aktiv në Ulqin mund të provoni kitesurf-ingun, një sport ekstrem i jashtëzakonshëm dhe shumë dinamik.

Pothuaj se nuk ka mysafir i cili ka kaluar pushimet verore në Ulqin , e që nuk ka vizituar plazhin e Madh të Ulqinit, kështu që, nëse vendosni që pushimin tuaj ta kaloni në plazhin e Madh me siguri se do të befasoheni nga gjatësia e plazhit ranor.

Vështroni zogjtë sa më shpesh që keni mundësi! Sa më shumë kohë që t’i kushtoni më shpejt do t’i njihni.

Edhe shenimet edhe të dhenat nga populli pajtohen se shkrimtari i madh spanjoll Miguel de Servantes në rinin e vet ishte rob i kusarve te Ulqinit. Aq më tepër, edhe vepra e tij e madhe “Don Kishoti” vihet në lidhje me robrim në Ulqin. Disa studiues tek Dulçineja nga Toboza, personazhi kryesor i romanit, dallonin –njihnin ulqinaken. Sepse”Don Kishoti” ka dalë pas robrimit të Servantesit në Kala,e cila në shtetet romane, sido që të jetë, edhe sot quhet Dulcinjo.

Organizata Turistike Ulqin

Adresa: Bul. Nënë Tereza pn

Tel: +382 30 412 333

Fax:+382 30 412 335

E-mail: info@ulcinj.travel