Kite Club D’olcinium gjendet në kilometrin e 10 të Plazhit të madh. Në Mal të Zi klubi D olcinium ka fituar cmimin si njëra ndër ofertat  turistike më atraktive për vitin 2011 nga Ministria e Turizmit dhe Organizata Nacionale Turistike Wild Beaty Award.

Klubi Dolcinium është klubi i parë për Kite Surf  në Mal të Zi i cili është formuar në vitin 2008 dhe  ofron shërbimet e mësimit të Kite Surf i cili mund të zgjasë prej 12 deri në 15 orë. Ky kurs mund të realizohet në ditët kur fryen era e Maestralit prej 2 deri në 3 orë në ditë. Nëse nuk ju pëlqen Kite Surf atëherë në këtë plazhë mund të relaksoheni në baldahinet të cilat janë të vendosura përballë njera tjetrës duke pirë kokteje të ndryshme dhe duke  ndegjuar tingujt  e muzikës Lounge, soul, jazz dhe funky të cilët vijnë nga Caffe bar ku organizohen party të përditshme.

New York Times në vitin 2010 e kanë shpallur Plazhin e madh si një ndër vendet që duhet vizituar për Kite Surf, sepse era e Maestralit e cila fryen nga deti në tokë për rreth 90 ditë në vit, hapësira e madhe e plazhës ranore, e bëjnë Plazhin e madh destinacionin më të sigurte dhe më atraktiv në Evropë.

Duhet të themi që Kitesurfing ofron një kënaqësi të një përjetimi të vërtetë, një përjetim të bukurisë dhe lirisë, që është shumë e vështirë të përshkruhet me fjalë. Sot klubi Dolcinium rreth vehtes ka shumë klube për Kite, por cdo gjë ka filluar nga D olcinium në vitin 2008….Mirëse vini !!!

www.kitesurfclub.me