Pylli i pishave shtrihet prej plazhit të Vogël  kah lindja, në gjatësi prej dy kilometrash, një shëtitore e bukur në pjesën urbane të qytetit. Përveç që fisnikëron tërë këtë hapësirë, Pylli i Pishave ka dhe  funksion të  jashtëzakonshëm rekreativ, shëndetësor dhe estetikë-dekorativ.

Në atë pjesë të bukur gjendet edhe “Plazhi i grave” e njohur me burimet e veta sulfurike, që është  eliksir i vërtetë për sterile. Të gjithë mjekët e  ex YU këshillonin fëmijët që kishin probleme me asmën, që para mëngjesit të shetisin në pyllin e pishave dhe ta shpërlajnë fytin me ujin e detit. Ndaj ky vend para mëngjesit shëndrrohet në një shetitore të vërtetë. Këtu janë të hapura edhe disa lokale, në të cilat mund të pihet ndonjë pije apo edhe të ushqehesh.

Qëndrimi në një mes të tillë është një prej mënyrave më efikase për shërimin e streseve të grumbulluara, si dhe potencimi dhe ngritja e vetëdijes për nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes së këtyre hapësirave. Shenjë e sigurt e kësaj janë kaprojtë të cilët shpesh mund të shihen, si luajnë nëpër pisha. Aroma e detit dhe e pishave e bën qëndrimin tuaj të veçantë.