Nën ndikimin e një klime të tillë janë krijuar tre brez  të vegjetacionit, brezi i parë përherë i gjelbërt (në lartësi deri në 300m )ku dominojnë ullinjtë,fiku,agrumet, (bostani,mandarina, portokalli, limoni, bajame, kivi etje).

Brezi i dytë gështenja , shega, hardhia dhe drithërat, dhe brezi i tretë dardha molla kumbulla etje, brezin bregdetar e zbukuron ,pisha,agava , palma dhe  bimët e tjera. Meqenëse Ulqini posedon sipërfaqe të mëdha  toke bujqësore, rrethinë të pastër dhe të pandotur nga industria apo çdo gjë tjetër, ku popullata me kujdes valorizon   prodhimin e ushqimit të pastër ekologjik, e bën të dukshëm në tregun turistik.

Prodhimet bujqësore të Ulqinit (bostani, mandarina, portokalli, kivi, fiku, shega si dhe speci dhe domatja etj) furnizonin tregun e ish republikave jugosllave Kroacisë,Sllovenisë, Bosnja Hercegovinës dhe Serbisë e Kosovës dhe Vojvodinës të gjithë këto prodhime, kombinohen me lloje të ndryshme të peshkut të freskët të detit, lumit Buna ose liqenit nga duart e arta të peshkatarëve dhe me raki dhe verë vendi, e bëjnë të njohur tryezën e Ulqinit, e duart e shkathëta të kuzhinierëve me përvojë e bëjnë të njohur kuzhinën e Ulqinit me specialitete të vendit, të cilat me buzëqeshje dhe mjeshtëri, të shërbyera nga kamarjerët me përvojë nuk lejojnë ndonjë pakënaqësi.