Vështroni zogjtë sa më shpesh që keni mundësi! Sa më shumë kohë që t’i kushtoni më shpejt do t’i njihni. Provoni që të përcaktoni llojin e çdo zogu që shihni , por mos u nevrikosni në qoftë se nuk ia arrini, sepse as njerëzit me përvojë , nuk e arrijnë këtë çdoherë. Provoni dhe me kohë më shumë do të keni sukses. Filloni me njohjen e llojeve të thjeshta dhe të shpeshta në vendin tuaj. Sa më mire që t’i njihni më lehtë do t’i identifikoni edhe ato të tjerat.
Kriporja e Ulqinit gjendet në fundin jugor të Malit të Zi dhe përfshinë sipërfaqen prej 14.5 km2 të baseneve me kripë. U ndërtua në rajonin me më shumë ditë me diell dhe me insolimin më të lart në Adriatik-2567 orë me diell dhe rajonin me më shumë ditë tropike në ish Jugosllavi. Do të thotë një vend ideal për kripore, e cila prodhimin e kripës e bazoi kryesisht në evaporim.
Në qoftë se do të kërkonim në Adriatik , Ballkan apo edhe të tërë Mesdheun një vend eksluziv për vëzhgimin e zogjve, atëherë kriporja e Ulqinit do të hynte në rrethin më të ngushtë. Deri më sot në këtë „lagunë të kulturës“ u regjistruan 241 lloj të zogjëve, që paraqet 50% e të gjitha llojeve të zogjve të regjistruar në Europë. Në rajon dhe më gjerë , eksistojnë habitate ku numri i llojeve të regjistruar është shumë më i madh, por ajo që e dallon kriporen nga të tjerët është cilësia e llojeve dhe numri i tyre. Numri i afro 15 llojeve të zogjve të cilët bazenet e kripores i shfrytëzojnë për të ndërtuar foletë e tyre, kaluar dimrin aty , apo si vend për pushim gjatë shtegtimit pranveror apo vjeshtor , kalon pragun prej 1% të të gjithë popullatës botërore.
Vetëm paramendoni se në 15km2 gjendet 3% e të gjithë popullatës botërore të pelikanit (Pelecanus crispus), apo 3% të popullatës botërore të gjelëzës së madhe bishtzezë (Limosa limosa) ose po e njëjta përqindje e qyrylykut të murrmë (Tringa erythropus)!!!
Në kripore ngre fole afër 55 lloj të zogjëve . Përafërsisht gjysma e zogjve që jetojnë në ujë ,në tërë rajonin , ngrisin fole në kripore. 70 lloje të regjistruar në këtë hapësirë janë të mbrojtura në nivel të Unionit Europian dhe gjenden në Aneksin I të Direktivës për zogj.
Rezultatet e numërimit të zogjve gjatë stinës së dimrit, numrim ky i cili zhvillohet që nga viti 1999,tregojnë për praninë e rreth 20 mijë zogjve çdo vit, pavarësisht a janë basenet të mbushura me ujë apo jo. Jashtë sezonit të prodhimit të kripës, uji nuk preferohet në bazene ,për shkak të erozionit të argjinaturave nën ndikimin e valëve, ashtu që ajo pompohet nga kriporja. Gjatë dimrave pa të reshura zogjtë koncentrohen vetëm në disa basene dhe pamjet janë të mrekullueshme.
Gjithsesi stina më e bukur në kripore është pranvera. Gjatë shtegtimit të hershëm shfaqen tufa të mëdha dhe të dendura të patave prej të cilave më së shumti marsakia (Anas querquedula), rreth 1200 kësisoji fluturojnë në orë. Zbret e lodhur nga fluturimi përmbi Adriatik, që këtu të mbushet me energji në rrugën e saj drejt veriut. Edhe një lloj i ngjajshëm i zogut gërxholla (Anas crecca) gjithashtu është e lodhur nga fluturimi i gjatë. I bashkangjitet tufave të bishtrrës (Anas acuta) dhe tufave të kryekuqes së madhe (Anas penelope), të cilat kaluan dimrin në kripore.
Me mijëra shapka gjithashtu vijnë të lodhura. Tufat e tyre janë më të vogla, por kjo nuk e zvogëlon interesin për mbrojtjen e tyre: shumica e llojeve janë në rrezik dhe numri i zvogëlohet më shpejt se grupeve të tjera të zogjve, parasëgjithash për shkak të humbjes së habitatit.
Me dhjetra –mijëra dallandyshe shfrytëzojnë kriporen si vendpushim gjatë kthimit nga Afrika. Druri i marinës është i vogël për këto zogj të gjallë , ashtu që ato zbresin dhe pushojnë në argjinatura. Ndodh që e gjithë argjinatura të nxihet nga dallandyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica) dhe dallandyshja gushëbardhë (Delichon urbica). Çeku vetullbardhë (Saxicola rubetra) , dylmerja e verdhë (Motacilla flava), mizëkapësi i përhimtë (Muscicapa striata) dhe drenja e livadhit (Anthus pratensis) , vijnë në tufa prej dhjetë mijë, të këtij lloji, në ditë! Kriporja gjatë pranverës është pikënisje për më shumë se 40 mijë zogj shtegtar në ditë.
Kushtet fenomenale gjatë pranverës shpejt i zëvendëson të nxehtit e verës, lufta për të rritur të vegjëlit dhe më vonë përgaditjet për të fluturuar në vende më të nxehta. Dinamika shfaqet kudo që sillesh. Me fillimin e vjeshtës shumica e zogjve që ngrejnë fole këtu përgaditen për të marrë rrugë drejt jugut, kurse zogjtë e lodhur nga Sibiri dhe veriu i Europës do të kënaqen këtu gjatë dimrit në një klimë mesdhetare me shi, por edhe do të përballen me erërat e forta dhe të ftohta nga bjeshkët përreth.
Shkarkoni Info Hartën e Kripoes këtu