Shfrytezojmë rastin të falëndërojmë të gjithë qytetarët posaçerisht Shoqatat joqeveritare në lidhje me projektin ideor për skulpturën Servantes dhe Dulcinea që me anë të angazhimit të tyre japin një përkrahje integrimeve europiane të Komunës së Ulqinit.
Gjithashtu, falëndërojmë Komisionin i cili ka patur një punë shumë të vështirë për zgjedhjen e projektit ideor në konkursin i cili është shpallur me 17 nëntor 2017.
Organizata Turistike e Ulqinit lajmëron qytetaret dhe Shoqatat joqeveritare që:
Ky ka qenë konkurs ideor për pamjen e skulpturës që mund të shifet edhe në detyrën projektuese të konkursit internacional,
Lokacioni dhe lloji i materijalit nuk kanë qenë të parashikuara me këtë konkurs, normat ligjore parashohin që kur është në pyetje realizimi i këtij lloj aktiviteti duhet të mbahet shqyrtimi publik i cili ka për qëllim kyçjen e qytetarëve, artisteve dhe profesionistëve të sferave të ndryshme ,
Opinioni publik është më i rëndësishmi dhe jemi të sigurt që qëllimet e Shoqatave joqeveritare janë të mira, por kjo është thjeshtë zgjedhje ideore (Konkurs të cilin mund ta hapin dhe shoqatat joqeveritare) , dhe nëse arrihet deri tek realizimi i projekt – dokumentacionit, atëherë normat ligjore kerkojnë vendimet e Ekzekutivit dhe legjislativit si dhe Ministrisë përkatëse.
PS Një thënje e mençur e Miguel de Servantes thotë:
“Nuk ka libër në të cilën nuk mund të gjehet diçka e mire”.