Ulqini është qyteti i parë i madh në Adriatik, pasi të kalohet gryka e Otrantos,  qendër me një rrethinë të madhe dhe pjellore, e cila shtrihet deri tek Liqeni i Shkodrës dhe mali i Rumisë, një vend i përshtatshëm për jetesë e sidomos për turizëm.

Tërë sipërfaqja e Komunës prej 255km2 është  shembull unik i bukurisë: plazhet ranore më të gjata në Evropë, me det të kristaltë dhe të pastër, Buna sy kaltëroshe, liqeni i mrekullueshëm i Shasit, ullishta shekullore, vegjetacioni i bujshëm.

Teritorin e Ulqinit e karakterizon varianti Adriatik i klimës mesdhetare dhe vegjetacioni subtropikal.Ulqini ka klimë jashtëzakonisht të përshtatshme andaj nga ky aspekt mund të krahasohet me qendrat  më të njohura  turistike në Mesdhe. Ajo çka më së shumti e karakterizon Ulqinin është fakti se ky është vendi që gjatë vitit ka më shumë diell se çdo vend tjetër  në bregdetin Adriatik. Mesatarja e ditëve me diell në Ulqin është 218 ditë, që do të thotë mesatarisht 2.706 orë në vit, ose 7.4orë /ditë. Ulqini  është i njohur  si vend për pushim verorë dhe dimërorë.

Temperatura mesatare vjetore është 16,5o C , çka do të thotë se Ulqini është më i nxehtë se shumë vende bregdetare. Edhe pse vera është e nxehtë dhe me vapë, për shkak të rrymave ajrore, gjegjësisht erës së këndshme të maestralit, hija në pyllin e pishave sjellë çdoherë kënaqësi edhe freski qoftë edhe në vapën e ditëve të korrikut dhe gushtit. Pjesa moçalike pas plazhit të Madh dhe  Kripores bëjnë që Ulqini të jetë çerdhe e mijëra shpezëve.Vetëm gjatë dimrit në Kripore regjistrohen mbi 20mijë shpezë, kryesisht nga familja e shepkores. Në Kripore,dimëron edhe pelikani, çafka , rosat, patat, grabitësit,etj.

Ulqini gjendet në pjesën  më jugore  të bregdetit adriatik.Kjo hapësirë gjëndet në mes 19o 22’30’’ dhe  41o 5’6’’të gjatësisë veriore gjeografike dhe i takon zonës kufitare subtropikale të Mesdheut europian. Në pjesën jugore në gjatësi prej 30km del në lumin Buna.

Në pjesën qëndrore gjendet liqeni i Shasit kurse  në veri masivi I malit të Rumisë. E gjithë sipërfaqja prej 255km2 është  shembull unik i bukurisë: pazhet ranore pa  mbarim, deti , lumi, liqeni, malet, vegjetacioni i bujshëm…

Klima

Teritorin e Ulqinit e karakterizon varianti Adriatik i klimës mesdhetare dhe vegjetacioni subtropikal.Ulqini ka klimë jashtëzakonisht të përshtatshme, prandaj  nga ky aspekt mund të krahasohet me qendrat  më të njohura  turistike në Mesdhe.

Ulqini është pushimore me klimë shumë të mirë,  e përshtatshme për pushime verore dhe dimërore. Temperatura mesatare gjatë vitit është 160c dhe Ulqini është më i nxehtë se shumë vende bregdetare edhe pse stina e verës është e nxehtë dhe me vapë, fal rrymës së përhershme të ajrit nuk kemi aq ditë me vapë. Muaji  më i ftohtë është janari, me një mesatare shumëvjeçare  prej 8,6 0C  kurse muaji më i nxehtë është korriku 26 0C. Mesatarja ditore e temperaturës e matur në ora 13 oo është 18.5 0C. Mesatarja e temperaturës se ajrit sipas stinëve të vitit është dimrit 9.6 0C, pranverës 14.5 0C, verës 24.4 0C, vjeshtës 17.5 0C .

Temperatura maksimale absolute është 38.5 0C  në korrik, kurse temperatura absolute minimale është 8.4 0C në janar. Temperatura e ajrit në Ulqin është e përshtatshme për rrezitje dhe larje në det, dhe zgjatë gjashtë muaj, nga muaji i majit deri në tetor, poashtu në këtë periodë, temperaturës së ajrit i përgjigjet temperatura e ujit. Ulqini bën pjesë në vendet  me diell të bregdetit Adriatik. Mesatarja e ditëve me diell në Ulqin është 218ditë, që do te thotë mesatarisht 2.706 orë në vit, ose 7.4orë /ditë . Gjatë verës  Ulqini ka më shumë orë me diell, 11orë në ditë. Bregdeti jugor ku bën pjesë edhe Ulqini, konsiderohet si hapësira më e kthjellët në Mesdhe.

Erërat më karakteristike janë:  bunaca, gryka, jugu dhe maestrali. Bunaca fryen nga verilindja dhe atë në vjeshtën e vonshme dhe dimrit, është erë e ftohtë. Jugu na paraqitet  në pranverë, vjeshtë dhe dimër dhe sjell shi, ndërsa në det shkakton valë të mëdha.

Maestrali fryen nga perëndimi dhe jug-perëndimi. Është erë e mirëseardhur sepse sjell freski në orët më të nxehta të ditës.

Me një intenzitet prej 10m/sek, që ka në mes të orës 14-15. Ndikimi i maestralit bën që vera të ketë pak ditë të nxehta. Të reshurat janë kryesisht në formë shiu në një mesatare prej 1344mm/m2.