List 2019: PREZANTOHET OFERTA E ULQINIT NË BH

  • Post category:Lajme

Në Lukavac, në qytetin në kantonin e Tuzlles, këto ditë po mbahet Panairi i 17 Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Ekologjisë “LIST” 2019.

Në këtë manifestim tradicionalisht do të prezantohet oferta turistike e Ulqinit për sezonin e ardhshëm.

Delegacioni i Organizatës Turistike të Ulqinit në stendën e vet, përveç të tjerëve, mirëpriti edhe ish presidentin e Republikës së Kroacisë Stjepan Mesiq.

Përndryshe, Ulqini ka marrëdhënie të afërta me komunën Lukavac, kështu që kryetarit të kësaj Komune Edin Deliq dhe grupit të folklorit nga ky qytet iu dhuruan fotografitë me motivet e Ulqinit.