Mjafton të arrish në Ulqin dhe të paramendosh se çfarë është vetëm t’i hedhësh një shikim këtij qyteti të vjetër për një ditë vere të nxehtë. Mirëpo nëse vendosni që në tërësi të njiheni me qytetin dhe rrethinën si dhe të kënaqeni në Kala, plazhet e tij, etno bifet , dyqanet apo tregjet, do kuptoni se për këtë duhen disa ditë. Nëse për Ulqin përcaktoheni vetëm si turist, vështirë se aq lehtë do të largoheni nga fryma e orijentit e që për disa orë të mos ndaheni nga plazhi që e doni, nga hoteli ku jeni vendosur ose nga teraca e ndonjë apartamenti privat prej nga shihni qytetin…Ndoshta mu në momentin kur jeni në bisedë me të dashurën, ose pini kafenë e mrekullueshme turke, të cilën amviset aq mirë e përgatisin në ibrikun e bakrit dhe e servojnë në filxhanë të vegjël, shikimi juaj arrin Kalanë dhe zemrën e qytetit dhe se do të vendosni që shëtitjen ta bëni për rekreacion.
Marrë parasysh ofertat e llojllojshme dhe zgjedhjen e gjerë të llojeve të veprimtarive tregtare që tani ekzistojnë në Ulqin, ky qytet jo vetëm që njihet për traditën e pasur tregtare , e cila me shekuj bazohet në zhvillimin e detarisë në këto vise, po edhe pse qyteti turistik , llogaritet si tregtarë. Për këto karakteristika të qytetit sot dëshmojnë dyqanet e shumta ku shiten lloje të ndryshme të suvenireve, sendeve të ndryshme të cilat transmetojnë frymën e orientit.
Punëtori, në të cilat mund të blini tabake sermi, kupa të vogla, ibrik bakrit, xhezve klasike turke për kafe ose ndonjë send tjetër të bukur, qoftë në Kala apo në pjesën e re të qytetit, ka vërtetë shumë. Poashtu në Ulqin dikur po edhe sot ka mbetur shumë i zhvilluar edhe zanati. Në punëtorit e zanatit mund të blini sende prej lëkure , skaj , lloje te tekstilit të kualitetit të lartë. Argjendarët ë Ulqinit janë të njohur jo vetëm për përpunimin e stolive prej arit, arit të bardhë, argjendit ose latines, po edhe për çmimet e arsyeshme. Derisa jeni duke shëtitur rrugëve të Kalasë ose të Ulqinit, shpesh do t’ ju ndodhë që shikimi t’ju ndalet tek ndonjë unazë e bukur rrelike dore apo qafe dhe pa planifikuar që të blini ky mund të jetë shkas për të blerë kështu që të lidheni edhe më për Ulqin. Poashtu ekzistojnë dyqane të cilat si suvenire shesin veshje popullore malazeze ose shqiptare, si kapuçe, bluza ose veshje tjera. Në disa dyqane mund të blini disa lloje të faculetave ose shalla, që përkujtojnë detalet e veshjes tradicionale të femrave myslimane.
Megjithatë, përjetimin e vërtetë të orientit përveç në rrugët e Ulqinit , do ta përjetoni duke vizituar tregun e Ulqinit. Do të mahniteni me larminë e ngjyrave, dhe konverzacioni i theksuar, si dhe mjeshtria e tregtarëve të vjetër të Ulqinit që mundohen të jenë sa më të suksesshëm në plasimin e mallrave të tyre tradicionale siç janë:ullinjt,vaji i ullirit, djathi, portokajt, ose fiqt e thatë.Veç këtyre, në tregun e Ulqinit mund të blesh edhe pemë e perime të freskëta, por edhe peshk deti, liqeni apo lumi, e veçanërisht mish viçi apo bagëtije të terur në mënyrë tradicionale . Mirëpo, kjo është njëra anë e Ulqinit, në anën tjetër shumë dyqane ose shtëpi të vogla mallrash, dëshmojnë për zhvillimin e Ulqinit në një qytet modern turistik dhe tregëtar. Në punëtori dhe shitore të ndryshme , që mbulojnë krejt qytetin, mund të blini komplete rrobash moderne, ose sandale, këpucë apo papuçe nga kreatorët më të mirë të modës botërore. Vitrinat e shitoreve , shtëpive të mallrave me kujdes të rregulluara do të tërheqin vëmendjen tuaj, ashtu që të mahnitur me ngjyrat ,dezenin dhe kualitetin e koleksioneve vështirë se do të largoheni pa blerë diçka. Përveç veshjeve të kreatorëve të njohur italian ose francez, tregëtarët e Ulqinit ofrojnë edhe shumë modele të reja të kostumeve për larje për femra mashkuj dhe fëmijë. Poashtu në Ulqin ka edhe një numër sallonesh për kozmetik, frizer ,parukeri,fotograf, suvenire,punëtori arti ose atile të vogla ngjajshëm me galeri…
Përveç që do e keni vështirë të zgjidhni apo vendosni se cilin suvenir, nga shumë sosh:stoli të ndryshme,vizatime artistike, maket anijesh të kusarëve, sende të bukura për veshje, të jemi të sigurt se regëtija-tregtarët e Ulqinit do bëjnë që ju të blini dhe të zgjidhni më të mirën.