Drejtori i OT Hoxhiq është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Rama

  • Post category:Lajme

Sot me 19 tetor në Prishtinës drejtori i Organizatës Turistike z.Qazim Hoxhiq pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpritet nga kryetari i Komunëssë Prishtinës z.Perparim Rama dhebashkëpunëtorët e tij. Takimi kishte për qëllimbashkëpunimin e përbashkët ndërmjet dyvendeve që tashmë kanë marrëdhënije tëshkëlqyera në të gjitha sferat.

Diskutuan për mundësitë më të ngushta përbashkëpunim e ndërsjelltë në fushën e promocionit dhe marketingut të vlerave dheprodukteve të territoreve tona,me synim zhvillimine turizmit. Janë shkëmbyer ide dhe eksperiencaqë mund të zbatohen në nivel administrativ i cilimund të realizohet përmes një plani pune përaktivitetet turistike, kulturore, artit, muzikës dheshumë tjera, por edhe te ngritet bashkepunimi sa iperket projekteve ndërkufitare.

Nje nder aktivitetet konkrete që do bëhet nëPrishtinë është “Ditët e Ulqinit në Prishtinë”, qëdo të mbahet në sheshin Nënë Tereza, i cili do tëketë përkrahjen maksimale të kabinetit të kryetaritRama por edhe sektorit te turizmit dhe ekonomisësë Kosovës. Ky aktivitet ka për synim edhepromovimin e ofertës turistike të qytetit tonëpikërisht në prag të sezonit turistik veror për vitin 2023, i cili do të organizohet në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, institucionet përkatëse, shoqatat e hotelijerisë, plazheve, gastronomëvedhe të gjithë afaristëve tanë, të cilët me prezencen e vetdo të kompletojnë ofertën e Organizatës Turistike me risitë e tyre.

Një falënderim i veçante drejtori Hoxhiq i bëri tëgjithë qytetarëve të Kosovës që gjithmonë sidestinacionin e tyre për të kaluar pushimetzgjedhin Ulqinin dhe kjo tashmë u bë traditë ndërvite me radhe e cila nuk po harrohet as ngagjeneratat e reja.