Fortifikatat në vetë bregun e detit, mundësuan mbrojtjen e banorëve të Ulqinit nga sulmet avare dhe sllovene, por jo edhe në lindje, nga ato të Mbretërisë Romake, gjegjësisht Bizantine. Kjo perandori, disa shekuj ka administruar me qytetin tonë, duke lënë në të vulën e vetë të krishterizmit, e që prej shekullit të IV, shumë shpejt shtrihet në bregun lindor të Adriatikut.
Episkopia e Ulqinit për të parën herë përmendet në bulat e papës Zahirije në vitin 743, ndërsa si arqipeshkëvi në vitin 1089. Ndërtesat kryesore në qytet, ishin ato të ndërtuara me lejen e episkopit vendas. Kisha më e vjetër e Ulqinit, në pjesën jugore të kalasë daton prej fillimit të shekullit të nëntë (813-820), në bulat (prej1076,1089,1102 dhe 1149) qyteti përmendet me emra të ndryshëm :Ulcini, Dolcinium, Licini, Dolcignum.
Perandori i bizantit Konstantini Vll Parifirogen, administrativisht dhe strategjikisht Ulqinin e lidh me Durrësin dhe e quan Kastë. Me rrënien nën sundimin e Nemanjiqëvet (1183) vjen deri te rritja e ekonomisë së Ulqinit, i cili bëhet një prej qendrave tregëtare më të rëndësishme të bregdetit dhe të shteti serb. Qyteti ka shtyp monedhën e vet, si dhe Shasi që gjendet në afërsi, fitoi edhe statutin e vet(1330 ), prej 1360 deri 1421të cilin e ka udhëhequr familja e Balshajve, e cila në Ulqin ka patur kryeqendrën e vet, nga ajo periudhë kemi edhe Kullën e Balshajve në Kala, të cilës osmanlinjtë ia shtuan edhe katin e tretë.
Në 150 vitet vijuese, Ulqini ka qenë pjesë e Republikes së Venedikut.Ulqini gjatë gjithë kësaj periudhe ishte njëra nga pararojat e Venedikut në Mesdhe. Sunduesit e rinj kanë lënë gjurmët e veta në kulturën urbane. Kujdes i veçantë i është kushtuar mureve të Kalasë. Shpesh përmenden edhe riparimet e portave të Kalasë, pallateve të sundimtarëve, kapitenëve të qytetit. Turqit , Ulqinin e marrin në vitin 1571 para betejës së Lepantit dhe sundojnë deri me 1878/80.
Në atë periodhë qyteti përjeton transformimin më të madh në histori. Pozita gjeostrategjike , nevojat e Perandorisë, beteja e Moresë, gusarija, detarija, ndërtimi i anijeve, bëjnë që qytetarët e Ulqinit të dalin në vetë sipërfaqen e historisë. Në proporcion me madhësinë e tij, ky qytet rreth dy shekujsh(18dhe19)bën pjesë në qendrat më të mëdha në Mesdhe, me mbi 300 anije të mëdha apo të vogla .Me flotë të fort detare dhe kusarë trima, të cilët kanë vepruar si forca gjysëm të rregullta të perandorisë, ishte shtyllë e perandorisë turke në Adriatik. Qyteti në këtë periudhë është shumë tërheqës shumë personalitete siç ishte “krajli” i fundit hebre Sabataj Cevi i cili këtu kaloi ditet e fundit të jetës së tij.